Celebrity

Ellen DeGeneres thotë se e parashikoi emrin e bebushit të Paris Hilton, që para 2 viteve (o.O)

Shkruar nga Anabel

24 Shkurt 2023

Ellen DeGeneres thotë se e parashikoi emrin e bebushit të Paris
Instagram

Ellen DeGeneres thotë se e dinte emrin e bebit të Paris Hilton, që para 2 vitesh dhe këtë e bëri të ditur përmes një videoje të postoi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën gjeti emrin e bebushit të ardhshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ellen DeGeneres (@ellendegeneres)

“Çfarë fitoj?! Një hotel?!”, ishte mbishkrimi i videos, në të cilën Paris, e ftuar në show-n e DeGeneres, fliste për të zgjeruar familjen me bashkëshortin e saj, Carter Reum. Ellen e pyeti nëse do ta quante bebushin sipas një qyteti apo shteti, meqë e dini, Parisi në Francë, Paris Hilton…

Ajo tha se “po, do ta quante sipas një qyteti apo shteti, por nuk do e thoshte, sepse nuk donte t’ia vendoste dikush tjetër fëmijës”. Moderatorja tentoi dhe tha “Do e gjej!”, para se të thoshte emrin “Phoenix”.

Dy vite më vonë, Paris zbuloi se po, emri është Phoenix Barron Hilton Reum dhe ka një kuptim special, pasi emri i dytë është për nder të gjyshit të Paris, Barron Hilton, me të cilën ajo ka qenë shumë e lidhur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Gjithashtu, emri Phoenix lidhet me "shpresën, rilindjen dhe transformimin". Phoenix është edhe qytet në Arizona dhe me siguri Paris ka preferuar të qëndrojë te lista e emrave të qyteteve. Madje, ka planifikuar që kur të bëhet me vajzë, t’i vendosë emrin e një tjetër qyteti, London.

Phoenix erdhi në jetë nga një nënë surrogate, për të lumturuar prindërit Paris dhe Carter, të cilët u fejuan në shkurt të vitit 2021 dhe u martuan 1 vit më vonë, në një dasmë përrallore, treditore.

Artikuj të sugjeruar: