TV Mania

Pse njerëzit mendojnë që Elvis Pupa do të futet në ‘Big Brother’

Shkruar nga Anabel

24 Shkurt 2023

Pse njerëzit mendojnë që Elvis Pupa do të futet në

Elvis Pupa i bëri njerëzit të mendojnë që do të futet në “Big Brother VIP Albania”. Çfarë ndodhi?

Aktori, i cili jeton prej kohësh në Australi, pyeti ndjekësit se ku do të kishin dëshirë ta shihnin. “Ku do kishit qejf të më shihnit tani afër, jo në rol, po live, kështu ‘si natyra më krijoi’,” tha ai.

“Te marketi i lagjes? Në autobusin e Unazës? Apo në ndonjë reality show?” ishin opsionet e tij. “Më thoni, që t’ju them.”

Pse njerëzit mendojnë që Elvis Pupa do të futet në

Ndërkohë në Instagram Stories postoi: “A do të donit më shumë të qeshura në ‘Big Brother VIP Albania’?”

Pse njerëzit mendojnë që Elvis Pupa do të futet në

Si përfundim? Për momentin, është e paqartë, por opsionet janë:

A. Elvis Pupa, konkurrenti i ri në “Big Brother”.
B. Elvis Pupa vjen si i ftuar për ndonjë pjesë speciale gjatë spektaklit.
C. Asnjë prej dy opsioneve të mësipërme.