Social Buzz

Kendall Jenner & Gigi Hadid paskan një pseudonim disi fyes në Kinë, por pse?

Shkruar nga Anabel

24 Shkurt 2023

Kendall Jenner & Gigi Hadid paskan një pseudonim disi fyes në
Photo Credits: Moses Robinson / Dimitrios Kambouris, Getty Images

Sipas një videoje të TikTok, Kendall Jenner dhe Gigi Hadid njihen si "motrat e KFC" për shumë përdorues të rrjeteve sociale në Kinë.

Në një video virale, një përdoruese e TikTok, e cila ndan pikëpamjet e përdoruesve kinezë të rrjetit, shpjegon se pse u krijua termi.

Duke qenë se Kendall dhe Gigi vijnë nga familje të famshme, kanë ndjekës të shumtë në rrjetet sociale, janë të dyja imazhet e shumë produkteve dhe kanë ecje “të tmerrshme” pasarelash, në Kinë quhen “motrat KFC”.

Madje, TikToker-ja pretendon se përdoruesit kinezë të rrjeteve sociale mendojnë se modelet "ecin si teze që po blejnë ushqime në market".

Ajo gjithashtu thotë se motra e Gigi-t, Bella Hadid, dikur ishte pjesë e “KFC Sisters”, por tani kinezët kanë filluar ta preferojnë për shkak të stilit të veshjes.

Me sa duket, edhe ecja e përmirësuar e Bella-s në pistë – i paska dhënë asaj një tjetër “status” në sytë e të rinjve kinezë.

Duket se pseudonimi “motrat KFC” (KFC Sisters) – në fakt është i vërtetë dhe qenka përdorur në disa artikuj kinezë në internet.

Tani, jemi shumë kuriozë të shikonim si ecin këta që përmendin epitete të tilla. Po tezet e tyre?!