
Menduam se Leo DiCaprio dhe Gigi Hadid aq e patën, por në fakt, dyshja na surprizoi, pasi ja ku janë, në të njëjtin vend!

Aktori dhe modelja lanë “Casa Cipriani” në Milano 10 minuta pas njëri-tjetrit dhe dolën nga dera vetëm (rrengu më i vjetër në Hollowood) dhe dëshmitarët okularë thanë se ata ishin gjithë kohës bashkë dhe kur e kuptuan që në fakt, u kapën nga sytë kureshtarë, u munduan të fshiheshin, veçanërisht Gigi, e cila përdori truprojën si kamuflim.
Leo dhe Gigi ishin prezentë në një festë private me 20 miq të përbashkët, për të festuar ditëlindjen e Edward Enninful, kryeredaktori i “British Vogue”. Në festë nuk munguan as Kendall Jenner dhe Dakota Johnson.
Më pas, Gigi u shfaq në pasarelën e Prada-s. Sa për Leo-n, një natë më parë darkoi me modelen Josie Redmond dhe nuk e dimë nëse kemi diçka të re nga Gigi dhe Leo (por sërish jemi kuriozë ta dimë pse u fshehën aq shumë), për për diçka jemi të sigurt, aktori e bën jetën fiks si te “The Great Gatsby”.
Artikuj të sugjeruar:
- Kendall Jenner & Gigi Hadid paskan një pseudonim disi fyes në Kinë, por pse?
- Pra, si shkojnë gjërat nga fronti Leo – Gigi?
- A është kjo modele, e dashura e re e Leonardo DiCaprio-s?
- Përditshmëria e Gigi Hadid si mami, duket kaq e ëmbël
- Khëm-khëm, Gigi dhe Leo nuk i kanë dhënë fund raportit, thjesht po e marrin me terezi
- Edhe pse e ka qejf, Gigi nuk ka në plan “t’i shkojë pas” Leo DiCaprio-s
- Ç’ndodhi me Gigi-n? Thuhet se Leo po del me aktoren 23-vjeçare