TV Mania

Intervista me Oltën: Çfarë mësuam për Kristin?

Shkruar nga Anabel

25 Shkurt 2023

Intervista me Oltën: Çfarë mësuam për Kristin?
@bigbrothervip_alb/ Instagram

Kristi është banor i spikatur brenda “BBVA” dhe në një “intervistë” me Oltën, ai ka zbuluar më shumë rreth vetes, pasioneve dhe dëshirave të tij.
 
Olta e pyeti për pasionin për pikturën dhe Kristi i tha se ende nuk është me këmbë në tokë në këtë industri, pasi është shumë e vështirë për këtë pasion, sidomos në Belgjikë.

“Para “Big Brother-it”, sapo fillova të krijoja disa kontakte shumë të mira, më erdhi edhe kjo sfidë dhe thashë që nuk do ta lë as këtë, se edhe kjo mund të më ndihmojë dhe të më zhvillojë shumë si person”, u shpreh ai.

Ndërsa, pyetjes se çfarë ka zbuluar te vetja gjatë përvojës në “BBVA”, ai iu përgjigj kështu:

“Kam zbuluar që ka edhe një Krist që përballon situata që nuk do të donte asnjëherë t’i përballonte; një Krist që përballon persona që nuk do të donte t’i përballonte asnjëherë më parë”, tha ai.

Olta e pyeti edhe për momentet “e shëmtuara”, të cilat e kanë bërë të mendojë edhe për dorëzimin.

“Momentet që mendoja të dorëzohesha ishin nga java e parë, e dytë dhe e tretë, kur kuptova që po bëhen shumë banalitete dhe që unë një moment nuk do t’i përballoja dot, pasi nuk do të përballoja dot dy njerëz që shahen. Kam menduar shumë herë të dorëzohem”, shtoi ai, duke theksuar se ashpërsia e treguar gjatë kësaj periudhe ishte si një manifestim i situatave që e rrethonin.

Ai sqaroi edhe kuptimin e emrit “Krist Dragot Aliaj” dhe tha se në fakt, Krist Aliaj është emri i tij i vërtetë, ndërsa “Dragot” shërben si një trashëgimi dhe emër artistik. Ai shpjegoi se e ka gjetur i ati i tij, Robert Aliaj, i cili e ka përdorur fillimisht. Më pas, Kristi dhe e motra, Gala, vijuan ta përdornin, pasi u pëlqen si emër dhe tingëllon bukur në aspektin e marketingut.
 
Kristi shpeshherë, ka mbajtur qëndrime autentike brenda shtëpisë së “BBVA”, duke shprehur mendimet e tij pa filtra. Ai nuk i është stepur situatave, edhe kur kanë pasur lidhje me personat që rri më pranë, si për shembull me Oltën.
 
Në shumë raste, ka treguar se është edhe racional dhe i palëkundur në opinionet dhe “lojën” e tij, duke i prezantuar një anë tjetër të panjohur publikut.

Artikuj të sugjeruar: