Marredhenie

Ç’i ndodh trupit tonë kur grindemi me miqtë?

Shkruar nga Anabel

25 Shkurt 2023

Ç’i ndodh trupit tonë kur grindemi me miqtë?
@bigbrothervip_alb/ Instagram

Një sherr mes miqsh nuk ndikon vetëm në humor, apo gjendjen shpirtërore, por edhe në aspektin fizik. Ndërkohë që nuk është e këshillueshme që të mbajmë brenda të gjitha fjalët që na lëndojnë, sërish edhe kur i themi ato, përballemi me të tilla simptoma:
 
Tendoset nofulla, qafa dhe koka

Një reagim mjaft i zakonshëm është shtrëngimi i dhëmbëve, çka tregon që po përballesh me një stres të pazakontë. Dhëmbët shtrëngohen pa e kuptuar dhe kjo sjell edhe shtrëngimin e nofullës, qafës dhe kokës.
 
Trupi aktivizon instinktin e mbijetesës

Kur ti zihesh me një mik/e, truri aktivizon instinktin e mbijetesës, i cili e dëmton trupin, pasi edhe kur debati mbaron, trupit i duhet më shumë punë për të çliruar nivelin e kortizolit. Kjo ndodh sepse aktivizohet një pjesë e trurit, e quajtur “amigdala”, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen tënde ndaj “sulmeve dhe gjahtarëve”.
 
Presioni i gjakut rritet

Kortizoli i çliruar gjatë aktivizimit të amigdala-s e ka fajin! Por, ka pak dorë edhe aftësia jote për të menaxhuar inatin. Kur ti zihesh me një mik/e, acarohesh dhe kur ndodh kjo, presioni i gjakut rritet. Acarimi bën të mundur që hormonet e stresit të kalojnë nëpër të gjithë trupin tënd, gjithashtu shton rrahjet e zemrës dhe shpeshtësinë e frymëmarrjes.
 
Ndikon negativisht në sistemin imunitar

Miqtë e mirë të ngrenë humorin dhe rrisin sistemin tënd imunitar, por kur ti grindesh me ta, hormonet e stresit e dëmtojnë imunitetin e trupit, ndaj mendohu mirë kur të bësh një debat të nxehtë.
 
Të dhemb kraharori

Në një debat me miqtë e tu, do të jetë shumë e vështirë të menaxhosh frymëmarrjen. E gjitha kjo shkaktohet nga stresi dhe instinkti i mbijetesës.

Artikuj të sugjeruar: