Celebrity

Khm-khëm, thuhet se deri tani, askush nuk e ka me qejf të performojë në kurorëzimin e Charles

Shkruar nga Anabel

27 Shkurt 2023

Khm-khëm, thuhet se deri tani, askush nuk e ka me qejf të
Getty Images

Kurorëzimi i mbretit Charles III është disa javë larg (do të zhvillohet më 6 maj, për të qenë më të saktë) dhe mesa duket, stafi mbretëror ka hasur shumë vështirësi për të gjetur se kush do të këndojë dhe performojë në eventin madhështor. Ata që kanë kontaktuar, nuk kanë pranuar!
 
Sipas burimeve, pallati mbretëror ka kontaktuar me shumë artistë të njohur në Mbretërinë e Bashkuar dhe të gjithë e kanë refuzuar ftesën. Deri më tani, Sir Elton John, Spice Girls, Harry Styles, Adele, Ed Sheeran dhe Robbie Williams i kanë thënë “jo” ftesës, për shkak të axhendës së ngjeshur.

Nuk e dimë ç'janë duke bërë, përpos Harry-t që është në tur botëror, por që na duken pak si justifikime.

Domethënë, askush s’e paskërka me qejf dhe pallati mbretëror e ka pak punën pisk. Epo, paçi fat!

Artikuj të sugjeruar: