Nëse e keni ndjekur Big Brother VIP dhe dramat e saj (gjasat janë që po), mund ta keni vënë rë se Sabiani nuk është dhe aq mbështetës i çiftit të ri që po krijohet në shtëpi - Kejsi dhe Kristi.
Në prime-n e fundit të programit, Kejsi, e përlotur, tha se kërkonte një "okay" nga i ati, që ai t'i thoshte "vazhdo".
Megjithatë, pyetur nga Luizi në një lojë "pyet ose sfidohu" sesi do reagonte ajo nëse i ati s'do ishte dakord për atë që ka me Kristin, 22-vjeçarja ka pak a shumë një mendim tjetër.
"Me aq sa e njoh, nuk do ndodhi ajo [që Sabiani të mos jetë dakord], por nëse do ndodhë, unë prapë se prapë do ndjek zemrën time", shprehet Kejsi duke shtuar se nëse e nevojshme, do i dalë kundra [babait].
Sabiani ka hedhur disa video thumbuese në TikTok për Kristin dhe duket se ka bërë "unfollow" Kejsin nga Instagrami në shenjë revolte. Pra, ndryshe nga ç'pret Kejsi, këngëtari s'duket dhe aq entuziast dakord për njohjen e saj të re.