TV Mania

Pas deklaratave të ashpra në rrjet të Sabianit, (nuk) reagon Robert Aliaj!

Shkruar nga Anabel

27 Shkurt 2023

Pas deklaratave të ashpra në rrjet të Sabianit, (nuk) reagon
Photo Credits: Google Images

Nëse Sabiani ka qenë haptazi kundër dyshes Kejsi-Kristi në Big Brother VIP, Robert Aliaj ka një qasje komplet tjetër.

Në një intervistë për "Shqipëria Live", ai tha se ka "një familje shumë të hapur" dhe "nuk do ndërhynte kurrë në zgjedhjet e fëmijëve të tij".

Ai pranoi se po, Kristi kishte një partnere tjetër jashtë, por shtoi se "janë të rinj të lirë që do bëjnë eksperiencat e tyre".

Po për deklaratat e Sabianit, ç'mendon Roberti? Epo, ai s'ka shumë për të thënë sepse reagimet e tij i duken "mentalitete mjerane".

"T’i ndërhysh një fëmije ne zgjedhjet e veta është gjëja më e tmerrshme që mund të bësh në Europë, se duam të integrohemi dhe në Europë ne. Gjithë këto janë mentalitete anadollake. Një pjesë e shoqërisë ka rënë në një mentalitet mjeran. Nuk dua të bëj lajm, do thonë mediat reagoi Roberti, nuk reagoj fare unë për këto gjëra", u shpreh Roberti.

Artikuj të rekomanduar: