Celebrity

Paris Hilton tregon pse nuk i tha mamit, motrës dhe shoqes së ngushtë për lindjen e djalit

Shkruar nga Anabel

28 Shkurt 2023

Paris Hilton tregon pse nuk i tha mamit, motrës dhe shoqes së
Instagram

Paris Hilton ndau me botën jo vetëm portretin dhe emrin e djalit, por edhe më shumë detaje nga i gjithë rrugëtimi i saj. Në podkastin e saj, “This is Paris”, ajo tha se askush nuk e dinte për lindjen e djalit.

“As mami, motra, apo shoqja ime e ngushtë nuk e dinin, derisa djali ishte 1-javësh”, tha ylli 42-vjeçar, e cila mesa duket e ka marrë seriozisht shprehjen “gjithçka private”.

Ajo shtoi se: “Ishte shumë e bukur që e përjetova këtë me Carter, në rrugëtimin tonë së bashku. Mendoj se e gjithë jeta ime ka qenë shumë publike dhe doja diçka që të ishte vetëm e imja”.

Gjithsesi, ajo theksoi se ishte paksa e vështirë që ta mbante për vete, pasi ishte shumë e lumtur dhe donte shumë t’ia thoshte familjes.

“Ishim shumë të lumtur dhe donim t’ua tregonim familjarëve, por ishim edhe shumë nervozë sepse nëse ia thua dikujt, ky personi ia thotë dikujt tjetër dhe papritur, përfundon në “TMZ” ose “Page Six” dhe e kam kaluar mjaftueshëm në jetë këtë (situatë)”, rrëfeu Paris. “Kështu, unë dhe Carter bëmë një pakt që nuk do t’ia tregonim askujt”, tha ajo.

Paris tregoi edhe momentin kur prezantoi vogëlushin Phoenix me gjyshen, Kathy Hilton. “Kur ia prezantova mamit vogëlushin tim, ishte e mrekullueshme të shihja fytyrën e saj. Ajo ishte e surprizuar”, shtoi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Paris Hilton dhe Carter Reum u bënë prindër në janar të këtij viti. Emri i vogëlushit është Phoenix Barron Hilton Reum dhe kuptimi i tij lidhet me shpresën dhe rilindjen, si dhe me një qytet në Arizona, duke trashëguar kështu emrat e qyteteve. Ndërsa Barron, është për nder të gjyshit të Paris, Barron Hilton.