Health News

Ky veprim, 11 minuta në ditë, mund të reduktojë 10% të vdekjeve të parakohshme

Shkruar nga Anabel

1 Mars 2023

 

Ky veprim, 11 minuta në ditë, mund të reduktojë 10% të
Foto: SbytovaMN/Getty Images/iStockphoto

 

Një shëtitje e shpejtë 11 minuta  çdo ditë mund të parandalojë një në 10 vdekje të parakohshme në mbarë botën, sipas studimit më të madh ndonjëherë të këtij lloji.

Ekspertët e Universitetit të Cambridge-it kanë zbuluar se ecja e shpejtë, kërcimi, shëtitja me biçikletë, loja e tenisit ose ecja mund të zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e vdekjes së hershme, sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa llojeve të kancerit, duke përfshirë ato të kokës dhe qafës dhe leuçeminë mieloide.

Globalisht, një në 10 vdekje të parakohshme mund të shmanget nëse të gjithë do të përmbushin vetëm gjysmën e objektivit të rekomanduar javor prej 150 minutash aktivitet fizik me intensitet të moderuar, sugjeron analiza më e madhe e të dhënave të grumbulluara ndonjëherë.

Aktiviteti fizik me intensitet të moderuar përkufizohet si aktivitet që rrit rrahjet e zemrës dhe i bën njerëzit të marrin frymë më shpejt, por jo aq shpejt sa nuk mund të flasin.

Dr. Leandro Garcia theksoi se aktiviteti i moderuar nuk duhet të përfshijë vetëm gjëra që njerëzit zakonisht i mendojnë si ushtrime, të tilla si sporti ose vrapimi. “Për shembull, përpiquni të ecni në këmbë ose të përdorni biçikletën për të shkuar në punë ose shkollë, në vend që të përdorni makinën, ose të angazhoheni në lojëra aktive me fëmijët ose nipërit tuaj,” tha ai.

Burimet: British Journal of Sports Medicine, Guardian