
Ermiona është banorja që është përjashtuar nga shtëpia e “BBVA” dhe kjo është bërë e ditur përmes një zarfi të zi që ka mbërritur në shtëpi.
“Banorë, Vëllai i Madh ju ka dhënë mbrëmë ultimatumin e fundit për mosrespektimin e rregullave thelbësore të formatit, që nuk lejojnë të cenohet integriteti i askujt. Dhuna verbale e përdorur mbrëmë, në formë të përsëritur nga Ermiona përbën një shkelje të rëndë të rregullave. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ju komunikon se Ermiona lë menjëherë shtëpinë dhe është e skualifikuar nga loja. Si rrjedhojë, edhe televotimi i javës anulohet”, shkruhej në zarfin e lexuar nga Luizi.
Ermiona është përfshirë në shumë debate brenda shtëpisë. Mbrëmë ajo pati disa përplasje me Armaldon dhe Oltën, duke i thënë kësaj të fundit: "Mjerë burri që të ka në shtëpi".
Ky edicion i “BBVA” ka sjellë një sërë masash të ndërmarra ndaj banorëve dhe Ermiona është banorja e dytë që përjashtohet, pas Kejvinës, e cila i qëlloi me shpullë Luizit.
Artikuj të sugjeruar: