Shqipëria

Shqipëria dhe numri (shumë) i lartë i kafeneve: Gjejeni pak në ç’vend jemi në Europë!

Shkruar nga Anabel

1 Mars 2023

Shqipëria dhe numri (shumë) i lartë i kafeneve: Gjejeni pak
Photo Credits: HUM Nutrition, Google Images

Edhe pse statistikat thonë se numri i lokaleve në Shqipëri po bie, ne vazhdojmë të mbetemi një nga shtetet me numrin më të lartë të kafeneve në Europë, në raport me popullsinë.

Të dhënat e Eurostat dhe INSTAT, bënë të ditur se në raport me popullsinë, vendi ka 547 bar-restorante për 100,000 banorë.

Duket se Portugalia është e para në Europë për numrin e lartë të bareve e restoranteve në raport me popullsinë.

Në Portugali ka gjithsej rreth 74,000 bare për një popullsi prej 10.3 milionë banorësh, ose 718 bare për 100,000 banorë.

E dyta është Greqia dhe në vend të tretë – Shqipëria!

Po vendet me më pak kafene?

Duket se Gjermania dhe vendet nordike kanë vetëm 200 bar-restorante për 100,000 banorë, duke u listuar në vendet e fundit në Europë.

Disa faktorë që shpjegojnë statistikat për Shqipërinë:

- Kultura e qëndrimit në kafe për orë të gjata

- Varësia e shumë njerëzve nga kafja dhe konsumi disa herë në ditë i kafesë

- Mënyrë e shqiptarëve për të kaluar kohën e lirë

- Mungesa e aktiviteteve të tjera

- Kostot etj.

Burimi: Monitor.al