Pushteti

Në 1 ditë, Elon Musk humbet sërish vendin si 'më i pasuri në botë': Kush po e rrëzon nga froni?

Shkruar nga Anabel

2 Mars 2023

 

Në 1 ditë, Elon Musk humbet sërish vendin si 'më i
THEO WARGO/WIREIMAGE

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, rifitoi këtë javë titullin e tij si njeriu më i pasur në botë. Të paktën kështu u raportua nga Bloomberg.

Në dhjetor 2022 ai u rrëzua nga CEO i Louis Vuitton, Bernard Arnault, por rritja e vlerës së aksioneve të Tesla-s e ktheu atë në krye të renditjes.

Në 1 ditë, Elon Musk humbet sërish vendin si 'më i

Pasuria neto e Musk u rrit në 187 miliardë dollarë, që ishte një kontrast i fortë me fillimin e vitit.

Në fillim të vitit 2023, pronari i Twitter kishte një vlerë neto prej 137 miliardë dollarësh, kryesisht falë rritjes prej 70% të vlerës së Tesla-s.

Megjithatë, ky triumf do të ishte jetëshkurtër për Musk, pasi epërsia e tij në krye zgjati vetëm një ditë. Aksionet e Tesla ranë sërish dhe bashkë me to edhe vendi i tij në renditje.

Nëse jeni kuriozë t'i njjihni, këta janë 10 njerëzit më të pasur në botë për momentin:

1. Bernard Arnault, 186 miliardë dollarë

2. Elon Musk 184, miliardë dollarë

3. Jeff Bezos 116, miliardë dollarë

4. Bill Gates 113, miliardë dollarë

5. ëarren Buffett, 106 miliardë dollarë

6. Larry Ellison, 100 miliardë dollarë

7. Steve Ballmer, 88.1 miliardë dollarë

8. Carlos Slim 86.5 miliardë dollarë

9. Larry Page 85.1 miliardë dollarë

10. Sergej Brin, 81.4 miliardë dollarë

Artikuj të rekomanduar: