Shopping now!

Hapja e H&M në Tiranë: Flet Thomas Estrany, menaxher i shitjeve për Shqipërinë

Shkruar nga Anabel

3 Mars 2023

Hapja e H&M në Tiranë: Flet Thomas Estrany, menaxher i shitjeve

Me shumë kënaqësi, ndamë lajmin se së shpejti në Shqipëri, do të hapet dyqani i parë H&M. Na tregoni disa detaje të tjera rreth këtij eventi?

Jemi shumë të emocionuar që hapim dyqanin tonë të parë në Shqipëri, pikërisht në Tiranë, më 17 Mars 2023. Ne prej kohësh dëshironim të kishim një prani fizike dhe të ishim aty ku janë klientët tanë, duke përmbushur pritshmëritë e tyre në rritje dhe duke u ofruar atyre kombinimin modës dhe cilësi me çmimin më të mirë në një mënyrë të qëndrueshme.

Çfarë duhet të presin klientët nga hapja e dyqanit të parë e H&M? Ndonjë surprizë?

Është vërtet e mahnitshme të kuptosh se sa shumë dashamirës të modës dhe të koleksioneve të H&M kanë pritur hapjen e këtij dyqani në Tiranë! Ndaj ne duam të ndajmë me të gjithë pasionin tonë për modën dhe të festojmë së bashku me të gjithë klientët tanë duke krijuar një kujtim të paharrueshëm për këtë ditë të parë në TEG! 

Vizitorët do të kenë mundësinë të përfitojnë deri në 50% ulje në veshjet e përzgjedhura. Për 500 klientët e parë do të ketë karta H&M dhuratë. Në ditën e hapjes në TEG, personi që gjendet i pari në radhë do të përfitojë një kartë me vlerë €250, i dyti €150, i treti €100 dhe për secilin person që pason radhën do të ketë nga një kartë me vlerë €10. Kjo ofertë do të jetë e vlefshme deri më 19 mars. Ndaj ne i mirëpresim të gjithë!

Shqipëria bëhet kështu vendi i tretë në rajon, pas Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ku ju vini me markën H&M, na tregoni diçka më shumë për këtë investim?

Ne kemi parë zhvillimin afatgjatë të tregut në vend dhe mirëpritjen që klientët kanë për H&M, në çdo rast kur ne kemi hapur një dyqan të ri. Kushtet për të hyrë në një treg maturohen me kohën dhe mendojmë se ky është momenti i përkryer për të hapur më në fund dyqanin tonë të parë H&M në një nga qendrat tregtare më të mira në vend siç është TEG. Të gjithë klientët tanë do të kenë mundësi të përjetojnë blerjet e tyre në një hapësirë prej 2000 m2. 

Çfarë do të mund të gjejnë klientët në H&M?

Ne duam ta bëjmë modën dhe trendet e reja të prekshme për të gjithë, në mënyrë që të befasojmë klientët tanë, të tejkalojmë pritshmëritë e tyre dhe t'u japim mundësi për të eksploruar stilin dhe modën si një shprehi e personalitetit të tyre. Dyqani i ri është krijuar për të ofruar një eksperiencë moderne dhe mikpritëse për klientët, përmes një game të gjerë veshjesh për gra, burra, adoleshentë dhe fëmijë, si dhe shumë aksesorë.