Shkencë

Pse këto kimikate shkatërruese e morën emrin nga Keanu Reeves

Shkruar nga Anabel

4 Mars 2023

Pse këto kimikate shkatërruese e morën emrin nga Keanu Reeves

Për shkencëtarët, nuk ndodh çdo ditë që të zbulojnë komponime efektive që vrasin kërpudhat (grupi i mikroorganizmave si maja, myku, kërpudhat etj), prandaj gjetja e tyre kishte nevojë për një emërtim të veçantë.

Duke identifikuar dhe testuar tre komponime natyrale që rezultuan shkatërruese për kërpudhat, ata ishin aq të mahnitur sa i kanë emërtuar kimikatet sipas aktorit Keanu Reeves, referuar mënyrës se si ai eliminon keqbërësit në filma të tillë si "John Wick" dhe "The Matrix".

Trajtimi i mundshëm për kërpudhat vjen në një kohë kur këto organizma po bëhen gjithnjë e më rezistentë ndaj antimykotikëve të njohur.

Të emërtuara keanumicina, komponimet antimikrobike janë një nënprodukt natyror i baktereve pseudomonas që zakonisht gjenden në tokë dhe ujë. Sipas studimit, komponimet janë të biodegradueshme dhe mund të jenë një alternativë miqësore me mjedisin.

Burimet: Journal of the American Chemical Society, CNN