Celebrity

12 vjet pas 'Hannah Montana-s', Miley Cyrus më në fund ribashkohet me Disney, por pse?

Shkruar nga Anabel

4 Mars 2023

 

12 vjet pas 'Hannah Montana-s', Miley Cyrus më në fund
Photo Credits: YouTube/ Miley Cyrus

Këtë muaj, ylli i pop-it, Miley Cyrus, po bashkohet me Disney+ për një koncert special për të promovuar albumin e saj të ri, "Endless Summer Vacation".

Sipas një njoftimi për shtyp, koncerti special, i titulluar Miley Cyrus — Endless Summer Vacation (Backyard Sessions), do të shfaqë performanca të këngëve nga albumi i ri i Cyrus, një nga hitet e saj klasike dhe një bashkëpunim me Rufus Wainwright.

Miley Cyrus — Endless Summer Vacation do të përfshijë një intervistë ekskluzive të regjistruar në shtëpinë e famshme në Los Angeles ku dikur jetonte legjenda e muzikës Frank Sinatra, gjithashtu e njëjta shtëpi ku Cyrus filmoi videoklipin e "Flowers".

Premiera e speciales është në 10 mars, në të njëjtën ditë kur publikohet albumi i saj.

Burimi: Pop Crush