Social Buzz

Çfarë po i bën banorët e 'Big Brother VIP Albania', ‘të dalin nga vetja’? 

Shkruar nga Anabel

4 Mars 2023

Çfarë po i bën banorët e 'Big Brother VIP
Photo Credits: Big Brother VIP Albania, Google Images

Të gjithë e dimë se qëndrimi në reality si Big Brother është sfidues dhe jo i lehtë. Vetëm këtë javë, në shtëpinë BBVA janë larguar dy banore, Ermiona Lekbello dhe Eva Alikaj, për "dhunë verbale" dhe "gjuhën e përdorur në shtëpi".

Pse dalin këta banorë nga vetja me kalimin e kohës në shtëpi? Këta janë faktorët që ndikojnë më së shumti:

1. Izolimi social

Në Big Brother, banorët ndodhen në një ambient ku nuk kanë mundësi për të ndërtuar lidhje të reja jashtë dhe kjo mund të shkaktojë ndjesinë e izolimit social që më pas sjell nervozizëm dhe pakënaqësi.

2. Stresi dhe ankthi

Në një ambient të tillë, banorët janë të ndarë nga familja dhe miqtë, nuk kanë qasje në rrjetet sociale dhe janë nën vëzhgimin e kamerave 24/7. Kjo mund të shkaktojë stres dhe ankth dhe të ndikojë në shëndetin emocional të tyre.

3. Konfliktet dhe provokimet

Në një ambient të ngushtë, konfliktet mund të shpërthejnë shpejt dhe mund të bëhen të vështira për t'u menaxhuar. Të mos përmendim që provokimet janë pjesë e vazhdueshme e lojës së disa prej banorëve.

4. Ndikimi i publikut

Në Big Brother, banorët janë nën vëzhgimin e publikut dhe janë të vetmit që nuk kanë mundësi për të parë se si janë parë nga publiku. Një listë e të preferuarve apo më pak të preferuarve mund të ndikojë tek ata dhe loja e tyre në shumë mënyra.

5. Ndikimi i opinionistëve

Kritikat dhe debatet me opinionistët kanë një ndikim të jashtëzakonshëm tek banorët sepse komunikimi me ta është pak a shumë e vetmja qasje për të parë një këndvështrim tjetër të lojës së tyre.

5. Monotonia

Pas një kohe të caktuar, banorët mund të ndjehen të mbytur nga rutina dhe monotonia e të jetuarit në një ambient të ngushtë. Kjo mund të ndikojë në shëndetin emocional të tyrre dhe herë pas here t'i bëjë të dalin nga vetja.

6. Mungesa e teknologjisë

Nëse në një ditë të zakonshme, futemi në TikTok për t'u larguar për pak minuta nga streset e ditës. Në shtëpinë e BBVA, askush nuk e ka këtë mundësi. Mungesa e teknologjisë në një botë të mbushur kaq shumë me teknologji dhe pajisje "smart" i bën banorët të irritohen më shpejt dhe të mos kenë durim për asgjë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.