Celebrity

Nëse punon në fushën e financës, ndoshta mund të dalësh me Kim Kardashian

Shkruar nga Anabel

5 Mars 2023

Nëse punon në fushën e financës, ndoshta mund të
Instagram

E ke parasysh kur të thotë ndonjë shok: “Na bëj ndonjë shoqe?”, sikur të jetë duke porositur sufllaqe? Super pra, këtë po u kërkon edhe Kim K miqve të saj, ta prezantojnë me dikë normal, jo të famshëm, jo problematik, që nuk e përndjek, dikë që punon në një zyrë, mundësisht në fushën e financës.
 
Kim ka bërë një pushim që prej ndarjes nga ish-i dashuri Pete Davidson në gusht të vitit 2022 dhe s’i ka ndalur kërkimet, por mesa duket, pa fat. Gjithsesi, Kim njihet si një romantike që nuk heq dorë, ndaj tanimë po kërkon të dalë me dikë që s’është i famshëm në Hollyëood. Dikush nga fusha e financës do të ishte perfekt për Kim-in.
 
Domethënë, mëse e kuptueshme duke marrë parasysh që Kim ka shuuuumë famë dhe kudo ku shkon fotografohet, ndaj, nëse ti punon në sektorin e financës, e përballon famën, distancat e Amerikës, apo mësohesh shpejt me dhjetëra rezidencat e Kim Kardashian, shkruaji njëherë në Instagram, se nuk i dihet.
 
Kim di dhe shqip! “Sa bukur Mario! Shumë bukur!”.

Artikuj të sugjeruar: