Celebrity

Drama me Selena Gomez: Ja sa ndjekës humbi Hailey Bieber në Instagram

Shkruar nga Anabel

5 Mars 2023

Drama me Selena Gomez: Ja sa ndjekës humbi Hailey Bieber në Instagram
Tyrell Hampton / Academy Museum Gala

Hailey Bieber s’ka thënë asnjë fjalë për dramën që ka kapluar internetin, e cila ka si aktore kryesore: Hailey Bieber dhe Selena Gomez dhe tek-tuk, shfaqet edhe Kylie Jenner. Por, si gjithçka në internet, edhe kjo dramë ka pasoja, pasi Bieber ka humbur plot 1 milionë ndjekës në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pop Faction (@popfaction)

Edhe Kylie ka humbur rreth 500 mijë ndjekës, ndërsa Selena ka fituar mbi 10 milionë ndjekës në Instagram.

Kjo ndodhi pasi njerëzit e akuzuan Hailey dhe Kylie se u tallën me vetullat e Selena-s, më pas një video e vjetër ku Hailey tallej me shoqen e ngushtë të Sel, Taylor Swift, u shfaq në internet dhe Selena komentoi, duke mbrojtur miken e saj.

Që prej asaj dite, ndonëse vajzat vijojnë jetën dhe mendojnë se si të ngrenë bizneset, fansat po i bëjnë unfollow Hailey-t dhe Kylie-t, si dhe po shprehin mendimet dhe po krijojnë meme kudo, në çdo rrjet social.

Artikuj të sugjeruar: