
Ka kaluar pothuajse një vit që nga shuplaka e famshme që Will Smith i dha komedianit Chris Rock në skenën e Oscars, ama kjo nuk do të thotë se është harruar, përkundrazi, Chris ka folur për të në një episod live në Netflix, të titulluar “Chris Rock: Selective Outrage”, duke thënë se “shuplaka ende dhemb”.

Ai, me shaka, tha se nuk është një viktimë dhe se kurrë nuk do ta shohim në një intervistë për Oprah (Winfrey). Gjithashtu, komediani u shpreh se gjithë jetën e vet e ka admiruar Will Smith, por tani e sheh filmin “Emancipation”, (ku luan Smith) vetëm për ta parë aktorin duke u rrahur.
Rock bëri edhe disa batuta të tjera, referuar tradhtisë së Jada Smith, për lidhjen e saj jashtëmartesore me këngëtarin August Alsina.
“Të gjithë ne jemi tradhtuar. Të gjithë në këtë industri janë tradhtuar. Askush nga ne nuk është intervistuar nga personi që na ka tradhtuar në televizion. Askush prej nesh. Pse dreqin duhet ta bënte diçka të tillë? Ajo (Jada) e lëndoi atë (Will Smith) shumë më tepër se ai mund të më lëndonte mua”, shtoi Rock, referuar intervistës që Jada Smith i bëri bashkëshortit në emisionin e saj, ku diskutoi edhe arsyet e tradhtisë.
Në një tjetër moment, Rock tha se prindërit e kishin mësuar që të mos gjuante njerëzit me ngjyrë në sy të njerëzve të racës së bardhë.
Sigurisht, interneti nuk u përmbajt dot dhe një mori reagimesh vërshuan në Twitter e kudo:
Njerëzit thanë se Chris Rock i ktheu shuplakën Will Smith:
Chris Rock just slapped Will Smith the right way on stage. pic.twitter.com/eHAWXQlIso
— Dom Lucre | Breaker of Narratives (@dom_lucre) March 5, 2023
Dikush tjetër vlerësoi faktin se Chris Rock ia ktheu me shumë klas Will Smith dhe kjo, e bëri aktorin të duket edhe më keq:
Chris Rock took the high road for a year, came back and said it exactly like it is, with class, and made Will Smith look even worse (if that’s possible) ?? #ChrisRockLive
— Jia Wertz (@JiaWertz) March 5, 2023
Will Smith fitoi betejën, por Chris Rock luftën:
Whew!!! Will Smith may have won the battle, but tonight Chris Rock won the war. #ChrisRockLive #ChrisRock #Netflix
— DeAnna P. Bell Taylor (@thedeannapbell) March 5, 2023
Por, pati edhe reagime të cilat nuk ranë aq dakord me Rock:
Dikush e quajti hipokrit, pasi Chris Rock nuk u rrit që të grindej në sy të njerëzve të racës së bardhë, por u rrit që të thotë shaka për gratë me ngjyrë në sy të njerëzve të racës së bardhë(?).
That last thing Chris Rock said about how he was raised to not fight in front of white people.
— GC4* (@GodzChild4eva) March 5, 2023
So was he raised to make jokes about Black women in front of them?
I just sense....hypocrisy. #ChrisRockLive
Një tjetër mendim ishte edhe se risjellja e tradhtisë së Jada-s është gaslighting, si dhe përulje ndaj një gruaje me ngjyrë:
Remember Chris Rock punched down on Jada over her alopecia condition. All the deflecting he is doing bringing up entanglements is gaslighting. He knows that the world hates a Black woman with sexual agency, so he has to make that the topic, not how he violated and humiliated her. pic.twitter.com/wYDyVYVHeu
— Reecie @BlackWomenViews (@ReecieColbert) March 5, 2023
Artikuj të sugjeruar:
- 10 njerëzit, 10 ngjarjet dhe 10 fjalët më të kërkuara në Google për vitin 2022!
- Will Smith sqaron për herë të parë ç'ndodhi natën e shuplakës që tronditi Hollywood-in
- Chris Rock refuzon kërkesën e Oscars: ‘Si të kthehesh në skenën e një krimi’
- Chris Rock bën shaka për shuplakën pas videos ku Will Smith i kërkon falje
- Shuplaka në Oscars: Will Smith kërkon ndjesë përmes një videoje emocionuese
- Jada Pinkett Smith më në fund theu heshtjen për shuplakën e famshme të Oscar-it
- Jada Pinkett Smith (le të themi se) foli për shuplakën e Will Smith
- Në një ‘stand up comedy’, Chris Rock përmend tërthorazi incidentin me Will Smith!
- Shuplaka ndaj Chris Rock: Will Smith përjashtohet nga Oscars për 10 vjet
- Will Smith jep dorëheqjen nga Akademia: 'Tradhtova besimin e tyre'
- Pse shuplaka e Will Smith 'në emër të dashurisë' është e rrezikshme
- A rrezikon Will Smith që t’i hiqet çmimi Oscar?
- Chris Rock reagon për herë të parë pas incidentit me Will Smith
- Will Smith-it iu kërkua të largohej nga Oscars pas shuplakës, por refuzoi, thotë Akademia
- Will Smith i kërkon publikisht falje Chris Rock
- Oscars në shok! Will Smith humb kontrollin dhe godet komedianin me shuplakë