
Gigi Hadid nuk para flet për ish-partnerin, Zayn Malik, por kur e bën, kujdeset që të thotë fjalët më të mira për të, në rolin e tij si baba.
“Filozofia jonë e bashkëprindërimit lidhet me lumturinë e vajzës sonë. E kemi prioritet”, tha modelja, duke shtuar se ka kaluar një kohë të gjatë pranë tij.
“Fakti që ajo mund të kalojë kohë me të dy prindërit më gëzon shumë”, u shpreh Gigi. Gjithashtu, ajo theksoi se kur është e zënë me karrierën e saj si modele, vogëlushja e tyre, qëndron me babin.
View this post on Instagram
Sigurisht, ajo foli edhe për vogëlushen 2-vjeçare, Khai, duke thënë se: "I ka dhënë kaq shumë".
"Gjithnjë kam dashur të bëhem nënë, por kurrë s’kam qenë e fiksuar me këtë, as nuk mendoja se kam ardhur në këtë planet për t’u bërë nënë. Kam qenë e organizuar, ndaj lindja e Khai-t erdhi si një bekim. Jam shumë e lumtur që jam një nënë e re”, shtoi modelja.
Gigi u shpreh se Khai pëlqen shumë disa gatime britanike, gjithashtu thotë edhe disa fjalë me theks anglez, të cilat e ëma i adhuron.
Khai ka lindur para 2 viteve, kur Gigi dhe Zayn ishin ende bashkë. Ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre, pas zërave se Zayn u përfshi në një sherr dhe qëlloi ish-vjehrrën e tij, Yolanda Hadid. Ai i mohoi kategorikisht akuzat, por u nda nga Gigi, por sërish përkujdesen për vajzën e tyre.
Artikuj të sugjeruar:
- Ç’po ndodh? Pasi i dhanë fund marrëdhënies, Leo dhe Gigi shfaqen në të njëjtin vend
- Pra, si shkojnë gjërat nga fronti Leo – Gigi?
- Përditshmëria e Gigi Hadid si mami, duket kaq e ëmbël
- Khëm-khëm, Gigi dhe Leo nuk i kanë dhënë fund raportit, thjesht po e marrin me terezi
- Edhe pse e ka qejf, Gigi nuk ka në plan “t’i shkojë pas” Leo DiCaprio-s