TV Mania

Sa normal dhe i drejtë është 'promovimi' që njerëzit po i bëjnë dyshes Jori-Luiz në BBVA?

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2023

Sa normal dhe i drejtë është 'promovimi' që
Photo Credits: Big Brother VIP Albania, Top Channel

Jori Delli ishte një nga 6 konkurrentet e reja që hynë në shtëpinë e Big Brother. Modelja që vjen nga Italia e ka shprehur qartazi se "nuk ka ardhur për të fituar" dhe do vetëm paqe, ndërsa që në fillim të hyrjes së saj është treguar shumë e afërt me të gjithë banorët, veçanërisht me Luizin.

Sa normal dhe i drejtë është 'promovimi' që
Photo Credits: Big Brother VIP Albania, Top Channel

Një trëndafil, një kostum sportiv, këngët italiane dhe ca batuta mes dyshesh kanë bërë që në rrjet të shpërthejnë videot e edituara me Jorin dhe Luizin, si të ishin një çift të dashuruarish. 

Komentet e tipit "kjo po që është për Luizin, jo ajo [një koment ofendues për Kiarën]" apo "mirë t'i bëhet asaj [Kiarës]" nuk kanë munguar dhe duket se njerëzve kjo "ndërhyrje e supozuar e Jorit mes çiftit" po u pëlqen.

Është normale që ndjekësit të interesohen për jetën private të një prej çifteve më të famshëm të momentit, por ka shumë gjëra që nuk shkojnë me gjithë videot që po qarkullojnë në rrjet së fundmi.

(Këtu gjeni disa video, në rast se nuk e keni parë ç'bëhet në TikTok: video1, video2, video3, video4, video5, etj.)

Si fillim, mendoni pak sikur të ndodhte e njëjta gjë me Kiarën. Të gjithë e dimë sesi ajo do masakrohej nga publiku, edhe nëse thjesht do bisedonte pak më gjatë me një prej banorëve, apo nëse do vishte rrobat e Shpatit, për shembull, një prej djemve më simpatikë në shtëpi.

Së dyti, mendoni pak nëse një grup njerëzish do dëshironin ta shihnin partnerin/en tuaj me dikë tjetër. Jo ndjesi dhe aq e mirë apo jo?

Së treti, mendoni pak sa si tingëllon të promovoni një "çift", ku njëri prej këtyre dy personave është tashmë në një lidhje. Siç mund ta kuptoni, nuk ngjan dhe aq mirë.

Sado përpiqemi ta kuptojmë se njerëzit tashmë janë lidhur emocionalisht me banorët e Big Brother, madje dhe identifikohen me një pjesë të tyre, nuk është aspak e hijshme të ofendosh dikë thjesht sepse nuk do/dashuron në mënyrën që ju doni që ai person (në këtë rast Kiara) ta shprehë dashurinë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.