TV Mania

Njerëzit mendojnë se Sabiani e ka planifikuar qëndrimin në shtëpi dhe do largohet të martën, por pse

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2023

Njerëzit mendojnë se Sabiani e ka planifikuar qëndrimin në
Photo Credits: Big Brother VIP Albania, Top Channel

Një poster koncerti që qarkullon në rrjet i ka bërë njerëzit të mendojnë se qëndrimi i Sabianit në shtëpi do të jetë qëllimisht jetëshkurtër.

Sabiani erdhi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania javën që lamë pas për t'i bërë një surprizë Kejsit, por surpriza e vërtetë ishte në fakt, qëndrimi i tij në shtëpi si konkurrent.

Megjithatë, dy detaje i kanë bërë njerëzit të mendojnë se këngëtari ka planifikuar të largohet të martën.

1. Një poster koncerti që qarkullon në rrjet, tregon se me datë 9 mars, të enjten, Sabiani duhet të jetë në Korçë. 

2. Në një moment gjatë shtëpisë, këngëtari u tregon banorëve se Fifi është 7-muajshe shtatzënë dhe në pritje të një djali. Si një ish-banor, por edhe si një ndjekës i BBVA, ai e di shumë mirë se çdo informacion i dhënë jashtë shtëpisë është thyerje e rregullores së shtëpisë.

Megjithatë, ekzistojnë edhe mundësitë që:

1. Koncerti i Sabianit të jetë anuluar.

2. Këngëtari thjesht të ketë harruar për rregullat dhe në një moment entuziasmi, të ketë ndarë lajmin e gëzueshëm.

Poll