
E dimë që je totalisht i/e përkushtuar në dramën e Selena-s dhe Hailey-t, ndaj po të ushqejmë kuriozitetin dhe po të themi se tanimë në dramë, është përfshirë edhe Justin Bieber, ish-i dashuri i Sel dhe bashkëshorti i Hailey-t.
Justin festoi ditëlindjen e 29-të, por një detaj i vogël nga festa u bë viral, pasi njerëzit mendojnë se i dedikohet pikërisht Selena-s. Çdo personi që shkoi në festë, iu dhurua ky suvenir, në të cilin shkruhej: “Jam shumë mirënjohës që nuk përfundova me atë që mendova se doja”.
At Justin Bieber’s 29th birthday party, he gifted a souvenir to attendees bearing the words:
— Pop Tingz (@ThePopTingz) March 5, 2023
“I’m so grateful that I didn’t end up with what I thought I wanted.” pic.twitter.com/FFdtLwWyN3
Sigurisht, njerëzit e lidhën këtë shprehje me historinë e tij me Selena-n dhe nëse është ky reagimi i Justin, mund të themi që është një detaj i mirëmenduar.
Drama mes Selena-s, Hailey (dhe Kylie Jenner) prej ditësh mban pezull internetin (lexo këtu për të mësuar më shumë). Selena reagoi në një koment (mesazh) drejtuar fansave të saj, të cilët po sulmojnë Hailey-n dhe Kylie-n, duke thënë: “Faleminderit shumë për dashurinë tuaj. Jam shumë mirënjohëse për secilin prej jush. Më bëni jashtëzakonisht të lumtur. Ju lutem, ju lutem të jeni të sjellshëm dhe të konsideroni shëndetin mendor të të tjerëve. Zemra ime ka qenë e rënduar dhe dua më të mirën për këdo. Me shumë dashuri”.
Selena Gomez shares new message to fans on TikTok:
— Pop Base (@PopBase) March 6, 2023
“Please, please be kinder and consider others mental health. My heart has been heavy and I only want good for everyone. All my love” pic.twitter.com/eMQ8J2UdlI
Ne menduam se kështu përfundoi drama, por ja, s’të lë Justin.
Artikuj të sugjeruar:
- Drama me Selena Gomez: Ja sa ndjekës humbi Hailey Bieber në Instagram
- Njerëzit gërmuan në të shkuarën dhe gjetën postimet në të cilat Hailey vdiste për Selena –Justin
- Gjejeni pak sa *shumë* ndjekës ka humbur Kylie në vetëm pak ditë dhe pse?!
- Mes dramës kaotike, Hailey Bieber vendos t’i hedhë benzinë zjarrit
- Pas dramave mes Selena-s, Kylie-t dhe Hailey-t, interneti nuk po ndalet së reaguari
- U tall me vetullat e Selena-s? Reagon Kylie Jenner
- Interneti shokohet: Selena komenton në një video ku Hailey tallet me Taylor Swift