
Kim Kardashian, mbretëresha e kontureve, po vlerësohet për “selfien” e saj të fundit pa filtra. Le të flasim pak për të.
Më 6 mars, 42-vjeçarja ndau një selfie pa grim me ndjekësit, direkt nga karrigia e dentistit.
Në komente, njerëzit filluan të debatojnë për përdorimin e filtrave dhe nga ana tjetër, edhe për mungesën e tyre.
"Më një fund një selfie pa filtra", "Më vjen mirë që po shohim lëkurën e vërtetë të Kim pa grim", shkruajnë disa përdorues.
View this post on Instagram
Megjithatë, të tjerë mendojnë se fotoja "është siqodoftë, e edituar".
"E kuptojmë që duket bukur, por kjo foto është sidoqoftë e edituar", thotë dikush.
Mes gjithë komenteve, ka disa të vërteta:
- Gratë meritojnë të postojnë një selfie pa u bombarduar me komente dhe pyetje rreth filtrave, mbushësve, botoksit dhe shenjave natyrale të plakjes.
- Nuk ka asgjë të keqe me përdorimin e filtrave, mbushësve dhe/ose botoksit, ashtu si nuk ka asgjë të mos i përdorësh ato.
- Kim Kardashian dhe familja e saj kanë kontribuar drejtpërdrejt në perspektivat e shtrembëruara të kulturës sonë për imazhin e trupit dhe plakjen, duke mohuar përdorimin e të gjithave më sipër.
Në shtator të vitit 2022, Kardashian mohoi të kishte pasur ndonjëherë thinja, pavarësisht se ka video ku parukieri i saj i merr leje për të shkulur një thinjë nga flokët.
Në gusht 2022, Kim tha për Allure se nuk ka bërë asgjë në fytyrë, veçse "pak botoks".
42-vjeçarja thotë edhe se "nuk ka patur kurrë qërpike fallco", "nuk ka bërë kurrë buzët" dhe ka përdorur vetëm "pak bojë për vetullat".
Të gjitha këto deklarata vijnë nga dikush që thotë se do hante jashtëqitje, nëse kjo do ta bënte të dukej më e re.
Pra, ku duam të dalim?
Me ose pa filtra, Kim Kardashian ka qenë dhe mbetet e bukur. Por, përveçse e bukur ajo është dhe një sipërmarrëse e suksesshme që përpiqet t'ju bindë vazhdimisht se fytyra e saj duket ashtu vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës SKKN nga Kim dhe se format e saj trupore duken më të theksuar vetëm nga veshjet Skims. Mbajini mend këto herën tjetër që do ndiheni pakëëëz keq për një foto a një video të Kim!
Përshtatur nga Glamour