
Hailey Bieber mund të mos reagojë publikisht për postimet kundër saj në TikTok, por e di shumë mirë se ç’po ndodh. Sipas burimeve, ajo po përballet me shumë sulme që e quajnë një “vajzë të pasjellshme”, madje edhe me pretendimet se martesa e saj është në krizë, por që jo, nuk është aspak e vërtetë.
Burimi shpjegoi se “Justin ka shërbyer si një mbështetje e përsosur për Hailey-n gjatë gjithë kësaj drame. Hailey ka bërë të njëjtën gjë për Justin dhe e di se ai e ka lënë pas historinë me Selena-n. Martesa e tyre është më e fortë se kurrë dhe momentet sfiduese si këto, vetëm e forcojnë lidhjen e tyre”.
Hailey e bëri të qartë edhe në intervistën e saj për “Vogue Australia” se martesa e tyre është fantastike. “Gjëja ime e preferuar nga martesa me ty është miqësia që kemi. Sinqerisht, ti je miku im më i mirë në të gjithë botën. Nuk ka asnjë njeri me të cilin do të preferoja të kaloja më shumë kohë, ose të bëja diçka me të”, tha Hailey, në intervistën e zhvilluar nga vetë bashkëshorti i saj, Justin Bieber.
Këngëtari nuk ka dhënë asnjë deklaratë për dramën e ndodhur në TikTok, por në ditëlindjen e tij të 29-të, u dha të ftuarve një suvenir në të cilin ishte e gdhendur kjo fjali: “Jam shumë mirënjohës që nuk përfundova me atë që mendoja se doja”.
Drama e shumëpërfolur nisi me një video ku Selena thoshte se kishte rregulluar vetullat dhe pas disa orëve, Kylie Jenner dhe Hailey postuan një foto në të cilën tregonin vetullat e tyre. Kylie e bëri të qartë se nuk e kishte parë fare videon e Sel dhe se fotoja nuk kishte për qëllim të tallte askënd.
Më pas, një video e vjetër ku Hailey tallej me shoqen e ngushtë të Selena Gomez, Taylor Swift, qarkulloi dhe Selena komentoi këtë fjali: “Më vjen keq, shoqja ime është dhe vazhdon të jetë një nga më të mirat”, duke shkaktuar një trazirë të paparë në internet.
Artikuj të sugjeruar:
- Njerëzit mendojnë se ky detaj nga festa e ditëlindjes së Justin, është një dedikim për Selena-n
- Drama me Selena Gomez: Ja sa ndjekës humbi Hailey Bieber në Instagram
- Një shpjegim për të gjithë ju që s’e keni marrë vesh mirë dramën Selena-Hailey/Kylie
- Njerëzit gërmuan në të shkuarën dhe gjetën postimet në të cilat Hailey vdiste për Selena –Justin
- Gjejeni pak sa *shumë* ndjekës ka humbur Kylie në vetëm pak ditë dhe pse?!
- Mes dramës kaotike, Hailey Bieber vendos t’i hedhë benzinë zjarrit
- Pas dramave mes Selena-s, Kylie-t dhe Hailey-t, interneti nuk po ndalet së reaguari
- U tall me vetullat e Selena-s? Reagon Kylie Jenner
- Interneti shokohet: Selena komenton në një video ku Hailey tallet me Taylor Swift