
Vërdallë po thuhet se familja Kardashian nuk do të jetë në Met Gala, sepse Anna Wintour po shkurton ca listën e të ftuarve në eventin madhështor dhe sipas “Page Six”, klani Kardashian nuk do të bëjë pjesë në V.I.P-at që do të ecin në tapetin e kuq.
Familjes Kardashian iu desh shumë-shumë kohë që të ftohej në Met Gala dhe prej vitesh, prezenca e vajzave të famshme nuk diskutohej. Madje, vitin e kaluar ishte e ftuar edhe Khloé Kardashian. Që prej asaj kohe, kanë qarkulluar disa spekulime se Khloé është përjashtuar nga eventi.
Absolutely NOT True
— Khloé (@khloekardashian) September 29, 2021
Ndërsa vetë ylli i “The Kardashians”, i ka mohuar pretendimet dhe në një prej episodeve të serialit ka thënë: “Në të shkuarën më kanë ftuar. Thjesht kam vendosur të mos shkoj. S’jam fanse e madhe e tapetit të kuq. Mendoj se e kam bërë shumë të qartë”. Ajo shtoi edhe se vitin e kaluar, e ka bindur Kim që të paraqitet në Met Gala.
Ndërsa Kim, ka debutuar për herë të parë në Met Gala në vitin 2013, kur ishte shtatzënë me North. Kim u ftua si bashkëshortja e Kanye West dhe pranoi se e gjithë përvoja ishte shumë stresuese dhe se pas eventit, shkoi në shtëpi dhe qau prej pasigurive të saj.
Por, kur ia mori dorën, e kuptoi se në fakt, paraqitja e parë u kthye në një prej look-eve të preferuar të saj.
Ja si dukej në 2013-ën:

Artikuj të sugjeruar: