
Selena Gomez është shprehur se ka gënjyer kur ka thënë se nuk prekej nga komentet negative për trupin e saj dhe pranon se, në fakt, ka qarë shumë pasi i ka lexuar ato.
“Kam gënjyer. Futesha online, postoja një foto dhe mendoja: ‘S’ka rëndësi. Nuk do t’i pranoj ato që do të më thonë”, tha këngëtarja dhe aktorja 30 vjeçare në seritë e “Dear…” në Apple TV+.
Selena, edhe pse njihet për komentet e saj karshi njerëzve që gjykojnë trupin dhe pamjen e jashtme, tha se për shkak të talljeve online, ajo qante në dhomën e saj dhe se “askush nuk meriton të dëgjojë gjëra të tilla”.
“I postoja këto gjëra, shprehesha se nuk më bezdisnin, pasi nuk doja të shqetësoja njerëzit që po përjetonin të njëjtën gjë. Të tallesh për mënyrën se si dukesh, se si je, për atë që do, thjesht mendoj se është e padrejtë”, shtoi ajo.
Ylli i “Only Murders in the Building” u diagnostikua në vitin 2014 me lupus*, një sëmundje auto-imune dhe tha se njerëzit mezi pritën që të gjenin një arsye për ta ulur artisten, pavarësisht efekteve të dhimbshme të shkaktuara nga sëmundja. “Po tallesha sepse kisha marrë disa kilogramë nga lupusi”, tha ajo.
Lupus* - sëmundje autoimune që shkakton inflamacion në inde dhe organe. Sëmundja diagnostikohet me vështirësi sepse simptomat – dhimbje kyçesh, ethe, lodhje, urtikarie – janë të shpeshta dhe mund të shpjegohen në shumë mënyra. Lupus nuk ka shërim, por trajtohet në mënyrë efektive.
Gjithashtu, njerëzit nuk e lanë rehat as për pushime, duke i rikujtuar asaj peshën dhe kilogtamët. Në një video në TikTok, Selena tha edhe se pesha e saj ndryshon dhe kjo, për një person që vuan nga lupusi, ndodh shumë shpesh. “Thjesht doja ta thoja dhe të inkurajoja këdo që ndien sadopak turp për atë që po kalon. Thjesht dua që njerëzit të dinë që janë të bukur, të mrekullueshëm”, u shpreh ajo.
Artikuj të sugjeruar:
- Drama me Selena Gomez: Ja sa ndjekës humbi Hailey Bieber në Instagram
- Një shpjegim për të gjithë ju që s’e keni marrë vesh mirë dramën Selena-Hailey/Kylie
- Kylie s’është më gruaja më e ndjekur në Instagram: Ja kush e rrëzoi nga froni
- Njerëzit u çuditën disi nga postimet e fundit të Selena Gomez për Bella Hadid
- Gati për ndjesi të reja? Këngët e ardhshme të Selena Gomez do të kenë këto të përbashkëta
- Selena Gomez u përgjigjet njerëzve që e pyesin ‘Pse të dridhen duart?’