Beauty

5+ truke me aksesorët dhe veshjen - për t'u dukur paaaak më e gjatë!

Shkruar nga Anabel

12 Mars 2023

5+ truke me aksesorët dhe veshjen - për t'u dukur paaaak më
© reesewitherspoon / Instagram

Veshjet kanë një ndikim shumë të rëndësishëm në mënyrën sesi duket silueta e dikujt. Disa truke të vogla për shembull, mund të na bëjnë të dukemi pak më të gjatë dhe ndoshta pak më të dobët. 

Ja disa prej tyre:

#1 - Kapelet na bëjnë të dukemi pak më të gjatë

Kapelet po bëhen gjithnjë e më popullore pasi ndihmojnë në mbrojtjen e fytyrës nga dielli. Ato janë gjithashtu aleati juaj i përsosur për t'u dukur disa centimetra më të gjata. Kur zgjidhni një kapele, kini parasysh këto këshilla:

- Nuk duhet të jetë më e gjerë se supet tuaja
- Ngjyra e saj nuk duhet të jetë ndryshe nga pjesa tjetër të rrobave tuaja
- Shmangni kapelet "e sheshta"

5+ truke me aksesorët dhe veshjen - për t'u dukur paaaak më
Photo Credits: Weavers of Ireland, Google Images

#2 - Rrobat e gjera nuk ju ndihmojnë nëse doni të dukeni më e gjatë

Shmangni me çdo kusht rrobat e gjera sepse ato japin iluzionin e një figure më të gjerë dhe jo më të gjatë. 

Nëse dëshironi të jeni komode dhe të vishni diçka të madhe ose të lirshme, mund të vini në pah siluetën tuaj me një rrip rreth belit.

#3 - E zeza mund të jetë ngjyra që ju duhet, nëse e vishni në masën e duhur

Rrobat e zeza mund të fshehin të gjitha sekretet tuaja dhe të nxjerrin në pah atë që dëshironi të tregoni.

Sidoqoftë, kini parasysh madhësinë kur zgjidhni rroba të errëta. Nëse ato janë shumë të lirshme, veshja juaj rrezikon të duket e mërzitshme dhe pa formë. Për të nxjerrë në pah format trupore dhe madje për të zgjatur figurën tuaj, zgjidhni diçka që nuk është as shumë e ngushtë dhe as shumë e gjerë.

#4 - Bluzat e shkurtra dhe xhaketat e shkurtra, të veshura në proporcionin e duhur

Nëse dëshironi t'i shtoni një stil veshjes suaj dhe të dukeni më e gjatë dhe më e hollë në të njëjtën kohë, mënyra më e mirë është përmes veshjeve që theksojnë figurën tuaj. Xhaketat e shkurtra ose një kombinim i një crop top-i me pardesy të gjatë - janë disa ide interesante.

#5 - Bizhuteritë janë po aq të rëndësishme sa veshja

Një mënyrë për t'ju bërë të dukeni më të gjatë është të mbani vathë të gjatë dhe të hollë, të cilët japin iluzionin e një qafe më të gjatë dhe i japin elegancë çdo pamjeje. 

#6 - Këpucët me majë (stileto) dhe ngjyrë lëkure japin pamjen e këmbëve të holla dhe më të gjata

Këpucët e duhura janë shumë të rëndësishme! Nga dëshira për të qenë më e gjatë, ju mund të shkoni drejt këpucëve me shumë platformë dhe takë sa më të lartë, por rezultati ndonjëherë mund të jetë qesharak.

Edhe këpucët stileto mund ta bëjnë punën e tyre, përsa kohë i keni kombinuar si duhet dhe ndiheni rehat.

Burimi: Bright Side