
Për ta mbyllur fundjavën siç duhet, ju mjaftojnë 3 përbërës dhe pak minuta për të bërë një recetë të shijshme dhe fare të thjeshtë.
Përveçe shumë e lehtë për t'u bërë, kjo ëmbëlsirë ka edhe vlera ushqyese.
Së pari, ju duhen banane, që kanë proterinë, fibra të shëndetshme, kalium etj.
Së dyti, gjalpë kikiriku, gjithashtu i pasur me fibra, yndyrna të shëndetshme dhe vitaminë E.
Së treti, kakao, e pasur magnez, hekur dhe zink.
Receta për 9 brownies/çokollata me gjalpë kikiriku dhe pa miell përfshin:
3 banane
1/2 filxhan gjalpë kikiriku
1/2 filxhan pluhur kakao
Opsionale:
Mbi ëmbëlsirë, mund të hidhni çokollatë të shkrirë ose diçka tjetër sipas dëshirës.
1. Shtoni bananet në një tas për përzierje. Shtypini me pirun. Shtoni gjalpin e kikirikut dhe pluhurin e kakaos. Përziejini mirë.
2. Merrni një enë dhe në të vendosni letër pjekjeje. Shtoni masën e krijuar aty.
3. Piqeni në 175°C për 17 deri në 20 minuta.
4. Lëreni të ftohet përpara se të shtoni mbushjet e dëshiruara dhe t'i prisni në feta.
Këto "brownies" janë edhe një opsion ideal për një mëngjes të shpejtë dhe të ëmbël. Si të doni ju!
View this post on Instagram
Burimi: Well & Good