Celebrity

Videoja ku Lady Gaga vrapon për të ndihmuar një fotograf që rrëzohet bëhet virale

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2023

Videoja ku Lady Gaga vrapon për të ndihmuar një fotograf që

Lady Gaga mbërriti në tapetin e kuq të Oscars 2023 e veshur me një fustan Versace dhe padyshim që të gjithë sytë ishin tek ajo kur po ecte përbri turmës. E megjithatë, Lady Gaga ishte mjaftueshëm e vëmendshme për të parë një fotograf që u rrëzua teksa vraponte.

Menjëherë, ajo vrapoi me shpejtësi drejt tij për të parë nëse ishte mirë.

Natyrisht që njerëzit e vlerësuan gatishmërinë e saj për të ndihmuar fotografin, i cili për fat të mirë nuk pësoi asnjë dëmtim. Komentet në internet janë të tipit “mbretëresha e dobishme”.  No lies detected!

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars, Lady Gaga performoi këngën e saj të filmit “Top Gun: Maverick”, “Hold My Hand”.