Celebrity

Njerëzit po e adhurojnë performancën *pa grim* të Lady Gaga në Oscars

Shkruar nga Anabel

13 Mars 2023

Njerëzit po e adhurojnë performancën *pa grim* të Lady Gaga
KEVIN WINTER/GETTY

Lady Gaga performoi në skenën madhështore të Oscars 2023 këngën e saj, “Hold My Hand”, e veshur fare thjesht, me një bluzë, xhinse të zeza, të grisura te gjuri, atlete dhe pa makeup. Prezenca e saj frymëzoi njerëzit, ndërkohë që këngëtarja mahniti edhe njëherë publikun me vokalin e saj.

Vendimi i Gaga-s për të performuar pa grim ishte një revolucion, i cili e zhveshi artisten nga “perfeksioni”. Mesazhi i saj ishte i qartë: “Mendoj se i duhemi njëri-tjetrit. Na duhet shumë dashuri që të vazhdojmë të ecim në jetë. Ndonjëherë, të gjithëve na duhet një hera. Por, ti mund të kuptosh që je vetë heroi, edhe nëse je thyer përbrenda”, tha Lady Gaga.

Njerëzit në Twitter e vlerësuan performancën e saj dhe sigurisht, vendimin për t’u paraqitur kaq thjesht në një event madhështor si Oscars. “Ajo hoqi makeup-in, veshi bluzë, xhinse, atlete Converse dhe dha performancën më të mirë në Oscars”, shkroi dikush. “Lady Gaga me fytyrën pa grim dhe veshjen e thjeshtë, duke dhuruar fjalimin më special në Oscars”, tha një tjetër person.
 
“Lady Gaga është thesar kombëtar. Kaq”, shkruhej në një tjetër postim. Dikush shkroi edhe se: “Gjithçka që duhet në Oscars: Lady Gaga, një stol dhe një mikrofon”.
 
Gaga, në tapetin e Oscars 2023 u paraqit denjësisht me një fustan mbresëlënës, të krijuar nga Versace për sfilatën vjeshtë-dimër 2023. Ajo e kompletoi look-un me një varëse me diamantë.

Artikuj të sugjeruar: