Me siguri ju ka ndodhur që t’ju kenë komplimentuar për diçka, por me ose pa qëllim, në fakt komenti të ketë qenë fyes. Një kompliment është një mënyrë përmes së cilës ne shprehim admirim, vlerësim ose lavdërim për cilësitë, aftësitë, arritjet ose pamjen e dikujt. Por kur komplimenti mund të jetë kunjë ose fyes?
Një “kompliment” mund të jetë fyes ose kunjë nëse është i pasinqertë ose i papërshtatshëm. Për shembull, nëse dikush komenton pamjen fizike të një personi në një mënyrë që e seksualizon ose e vendos në një shkallë krahasimore, mund të jetë ofendim. Prandaj është rëndësishme të merrni parasysh kontekstin, tonin dhe qëllimin e një komplimenti.
Margo, vajza që administron Instagramin e @anabel.entertainment, pyeti ndjekësit për këtë temë. Ja disa komente që për ata janë fyese dhe jo komplimente:
1 – Komentet për humbjen e peshës
2 – Komentet që kanë lidhje me punën
3 – Komentet mbi origjinën
4 – Komente për ndryshime në pamjen fizike
5 – Komente për inteligjencën
6 – Komente për shtimin në peshë