Celebrity

Paris Hilton thotë se ka pasur një raport “të papërshtatshëm” me një mësues

Shkruar nga Anabel

14 Mars 2023

Paris Hilton thotë se ka pasur një raport “të
DAN BOCZARSKI/NBC VIA GETTY

Paris Hilton prej kohësh po tregon ngjarje nga e shkuara e saj dhe rishtazi, ka treguar se ka pasur një marrëdhënie speciale me një mësues, në klasë të tetë, kur ndiqte studimet në shkollën katolike.

Hilton tha se të gjithë e kishin qejf mësuesin e ri dhe të pashëm. “Të gjithë e donin, edhe murgeshat”, u shpreh ajo dhe pranoi se as ajo nuk bënte përjashtim. Mësuesi ia kishte kthyer pëlqimin.

Paris tha gjithashtu: “Ai më bënte të ndihesha e rëndësishme, në një mënyrë të rriturish. Ai më joshte dhe më thoshte se vajzat e tjera flisnin pas shpine, sepse ishin xheloze për mua”. Më pas, ai i kërkoi numrin dhe i tha të mos i tregonte njeriu.

Hilton u shpreh se mësuesi e telefononte pothuajse çdo natë dhe flisnin prej orësh për pjekurinë, bukurinë, inteligjencën, sensualitetin, si dhe sa e keqkuptuar dhe speciale ishte ajo. Sipas Paris, në shumë raste, mësuesi e pyeste nëse i kishte prindërit në shtëpi dhe një natë kur ata nuk ishin, ai shkoi drejt shtëpisë së saj.

Ajo rrëfeu se pa makinën e tij, shkoi në sediljen e pasagjerit dhe u puthën për shumë gjatë dhe në mes rrezikut se do të përfundonte në diçka më shumë, e kapën prindërit me mësuesin. Ai u përpoq të ikte dhe fajësoi Paris për sjelljen e tij. “Jeta ime mbaroi. Ç’po bëj? Pse më detyrove ta bëj këtë?”, ishte shprehur mësuesi.

42-vjeçarja tha se ajo shkoi në shtëpi dhe u përpoq të bënte sikur s’dinte gjë para prindërve, por nuk funksionoi. Ajo tha se edhe pse kurrë nuk e rrëfeu ngjarjen, sërish, njerëzit në shkollë dinin diçka, por nuk është në dijeni nëse mësuesi u përball ndonjëherë me pasojat e veprimeve të tij.

“Edhe tani, me mendjen e një të rriture, edhe pse e di se një fëmijë nuk mund të fajësohet për sjelljet e adultëve, sërish fytyra po më digjet (nga sikleti) që po ndaj këtë sekret të tmerrshëm”, përfundoi ajo.

Artikuj të sugjeruar: