
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly po punojnë që të rindërtojnë marrëdhënien e tyre, por burimet thonë se në fakt, ata i kanë dhënë fund marrëdhënies, jo 100%, por shumë shpejt, do të marrin drejtime të ndryshme.
“Ata s’i kanë dhënë fund totalisht. Po mundohen të rregullojnë disa gjëra, por shumë prej miqve të tyre thonë se ka mbaruar. Thjesht, s’janë gati të japin lajmin”, u shpreh burimi.
Zërat u ndezën pasi Megan Fox shkoi e vetme në ceremoninë e zhvilluar nga “Vanity Fair”, pas ceremonisë së çmimeve Oscar, madje kishte hequr edhe unazën e fejesës. Ajo kishte veshur në fustan të zi, surprizoi njerëzit me flokët e saj të kuq dhe dukej rrëzëllitëse. Burimet thanë se ishte e lumtur, plot dritë dhe e sjellshme me të gjithë. Në të njëjtën ditë, MGK performoi në një koncert në Kaliforni.

Megan dhe MGK u përballën me një krizë në çift dhe ajo hoqi nga Instagram-i Machine Gun Kelly, fshiu fotot me të, postoi këtë shprehje: “Mund ta shijosh pandershmërinë/ Është kudo në frymën tënde”, më pas i bëri follow Eminem, me të cilin MGK ka pasur një përplasje artistike. Në fund, Megan çaktivizoi llogarinë e saj në Instagram dhe pas thashethemeve të shumta mbi tradhtinë, e rihapi për të sqaruar zërat (Dekaratën e saj e lexoni këtu).
Gjithsesi, njerëzit pranë Megan thanë se fillimisht, aktorja dyshoi për tradhti, por nuk kishte ndodhur diçka e tillë. Tanimë, ajo pendohet që e bëri kaq publike krizën në çift dhe për momentin, është shumë e trishtuar me të gjithë situatën.
Artikuj të sugjeruar:
- Ç’thuhet tani për marrëdhënien e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly?
- Zbulohet pse Megan Fox është kaq e mërzitur me partnerin e saj (& ka shumë të drejtë)
- Thuhet se për momentin, MGK dhe Megan Fox po përpiqen që ta bëjnë marrëdhënien të funksionojë
- Thuhet se Megan Fox është “shuumë e mërzitur” me MGK dhe situata është goxha serioze
- Megan Fox & MGK (ndoshta) janë ndarë: Njerëzit kanë që tani një opsion për të dashurin e ri të Megan