
Albumi i ri i Miley Cyrus, “Endless Summer Vacation” ka disa këngë dedikuar ish-bashkëshortit të saj, Liam Hemsworth, me të cilin kaloi 10 vite të jetës së saj. Në këto këngë, Miley tregon për tradhtitë e tij, ndjesitë e ndarjes dhe tregon aspektin e saj të romancës dhe toksicitetit të marrëdhënies.
Por, pse Miley po e bën këtë 3 vite pas divorcit të nënshkruar në vitin 2019?
Një burim i afërt me të shpjegoi për “People” se ajo nuk po mundohet të hedhë baltë mbi Liam, por mendon se është momenti që të tregojë narrativën e saj të historisë dhe rolin në ndarje. Gjithashtu, burimi theksoi se këto 3 vite e kanë ndihmuar Cyrus të marrë veten dhe të shërohet nga e gjithë historia e saj me Liam dhe e ka përgatitur për të rrëfyer anën e saj të historisë.
“Ajo është më e shëndetshme dhe më e lumtur. Të gjithë e fajësuan atë për divorcin, duke e etiketuar si një “fëmijë të egër”, por kjo s’është e drejtë. Lidhja dhe martesa e tyre ishte toksike dhe ajo ishte zemërthyer”, u shpreh burimi.
Liam nuk e ka komentuar albumin dhe as dedikimet që i janë bërë. Si ai dhe Miley, kanë vijuar jetën me partnerë të ndryshëm. Miley është lidhur me artistin Maxx Morando dhe Liam me modelen Gabriella Brooks.
Artikuj të sugjeruar:
- Albumi i ri i Miley: Njerëzit mendojnë se kjo këngë flet për tradhtitë e Liam Hemsworth
- 12 vjet pas 'Hannah Montana-s', Miley Cyrus më në fund ribashkohet me Disney, por pse?
- Pse të flasësh jo dhe aq mirë për ish-in, të ndihmon të ecësh përpara?
- Njihu me albumet më të mira të 2023-shit, deri më tani