Celebrity

Interneti s’po merr dot veten nga mënyra se si Vanessa Hudgens i bëri bisht Austin Butler në Oscars

Shkruar nga Anabel

15 Mars 2023

Interneti s’po merr dot veten nga mënyra se si Vanessa Hudgens i
Twitter

Si duken dy persona që kanë qenë të lidhur për 10 vite dhe janë ndarë? Fiks si dy të panjohur! Rasti konkret është Vanessa Hudgens, e cila kaloi pranë ish-it të saj, Austin Butler në ceremoninë e Oscars dhe për të shmangur kontaktin, bëri scroll në telefon.

@an_gelicapickles I think she was legitimately just trying to walk past + she’s engaged & prob unbothered! But I SEE him looking toward her ? #oscars2023 #vanessahudgens #austinbutler ? original sound - Angél ?? Pop Culture

Sigurisht, interneti e kapi momentin dhe reagimet janë të shumta, sepse le të themi se situata është pak e sikletshme. 

"Nga të dashuruar në të huaj":

Sigurisht, meme:

"Vanessa kur pa ish-in që s'e fitoi çmimin Oscar":

"Vanessa Hudgens duke parë Austin Butler teksa humbet çmimet Oscar në çdo kategori":

Vanessa dhe Austin kanë qenë të lidhur për plot 10 vite, derisa njoftuan ndarjen në vitin 2020. Asokohe, "Us Weekly" raportoi se në janar të 2020-ës, Vanessa dhe Austin u ndanë. Sipas burimeve, ata kishin folur për t'u fejuar, por ja që fati s'ishte në dorën e tyre.

Gjithashtu, kur Austin mori rolin e Elvis Presley, Vanessa e mbështeti shumë, duke u kthyer edhe në frymëzimin e tij. Tanimë, ata janë në lidhje me partnerë respektivë: Austin me Kaia Gerber dhe Vanessa, e fejuar me Cole Tucker.