Instagramming

Ndahen Dafina dhe DJ Geek? Postimet e dyshimta në Instagram

Shkruar nga Anabel

16 Mars 2023

Ndahen Dafina dhe DJ Geek? Postimet e dyshimta në Instagram

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek mund të mos jenë në ditët e tyre më të mira, ose së paku, këtë tregojnë zhvillimet e fundit në Instagramin e tyre.

Dafina publikoi një foto në Instagram Story ku shkruhet empty (bosh).

Ndahen Dafina dhe DJ Geek? Postimet e dyshimta në Instagram

Shkuam më tej dhe pamë që:
1- kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin
2- nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Ndahen Dafina dhe DJ Geek? Postimet e dyshimta në Instagram

Ndahen Dafina dhe DJ Geek? Postimet e dyshimta në Instagram

Për momentin, kjo është gjithë çfarë dimë. Mund të jenë ndarë, ose të jetë një lëvizje e radhës e skuadrës së marketingut (këngë e re?). Presim.

Thashethemet e para për marrëdhënien e tyre nisën në qershor të vitit 2019. Në korrik të po atij viti, Dafi e mohoi lidhjen. Në dhjetor, e konfirmoi tërthorazi, ndërsa në shkurt 2020 e pranoi publikisht. Dy muaj më vonë, gjatë një interviste për Revistën Story, foli për ndarjen.

"Ishte një lidhje shumë e shkurtër, që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike, prandaj vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t'i japim fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme.”

Në qershor 2020, e ftuar te “Në kurthin e Piter Pan” u shpreh se është “ende e dashuruar” dhe “ka një dashuri shumë të madhe dhe është ende [në zemër]”. Dashuria shumë e madhe ishte Geek.

Në qershor 2022, Dafi u pyet për planet për fëmijë. Ajo u shpreh se as familja e saj dhe as familja e DJ Geek nuk i kanë bërë presion, por kanë respektuar privatësinë e tyre. “Nuk ka lidhje nëse është djalë apo vajzë, mjafton të jetë shëndoshë e mirë. E kam ndjerë mungesën e një vëllai në fëmijëri dhe gjithmonë kam thënë që dua një çun, por tani them dua një gocë, një mini-Dafina. Ndoshta edhe më mirë të jenë binjakë, një vajzë dhe një djalë,” tha ajo në "Why not".