
Seriali “The Kardashians” është në xhirim e sipër dhe nëse po pyesni veten nëse do të jetë Scott Disick pjesë e serialit, të themi se po, do të jetë dhe ka nënshkruar një super kontratë me menaxheren, Kris Jenner.
Por, pavarësisht se sa fitimprurëse është kontrata, sërish Scott ka një kusht shumë specifik: Të mos portretizohet si personi i keq në historinë e Kourtney Kardashian me Travis Scott.
Burimet pranë “The Daily Mail” shprehen se Scott ishte në xhirimet e serialit dhe nënshkroi kontratën për sezonin e ardhshëm. “Pavarësisht se do të jetë pjesë e serialit, nuk do të jetë i keqi në historinë e dashurisë së Kourtney dhe Travis”, shtoi personi anonim.
Scott do të jetë present në disa episode, edhe pse është i paqartë roli i tij në serial. “Ai ndihej sikur i detyrohej fansave dhe e dinte që ata donin ta shihnin sërish në serial, të paktën për një sezon. Scott është i lumtur tani dhe është një baba i përkushtuar për fëmijët që ka me Kourtney”, sipas burimit.
Nga ana tjetër, Kourt e ka bërë të qartë që nuk do që marrëdhënia e saj me Travis të ketë drama që shkaktohen nga seriali. Ajo ka thënë se është më e lumtur se kurrë dhe se pret që seriali të tregojë të vërtetën e saj, jo situata që nxirren nga konteksti.
Megjithëse, kemi një parandjenjë që do të ketë ca drama të lezetshme. Nejse, Scott është ylli i shfaqjes, ndaj nëse nuk ka drama, do të ketë gallata.
Artikuj të sugjeruar: