Një postim në Twitter para pak ditësh, ka bërë që i gjithë rrjeti të mendojë se aktorja Jenna Ortega dhe lojtari i NBA, Devin Booker, ishin parë dukë ngrënë darkë së bashku.
Megjithatë, pasi postimi u bë viral me rreth 20 milionë shikime - disa njerëz kuptuan diçka: Fotoja ishte në fakt, e edituar, duke marrë dy foto të mëparshme të të dyve, nga evente të ndryshme.
Këtu është postimi i "dyshes":
Devin Booker and Jenna Ortega ëere seen having dinner together last night ? pic.tëitter.com/kz6Qc8yTpk
— Buttcrack Sports (@ButtCrackSports) March 14, 2023
Ndërsa këtu janë fotot origjinale:
Devin Booker @ Vogue ëolrd: September 2022
— James (@TBEBrandon) March 14, 2023
Jenna Ortega @ Red Carpet Fashion Aëards: 09.03.23
Photoshopped pic.tëitter.com/ëzRPc90kpn
Devin Brooker së fundmi ishte në lidhje me Kendall Jenner nga qershori 2020 deri në ndarjen e tyre në tetor 2022. Që atëherë, Jenner është parë në disa raste me reperin portorikan Bad Bunny.
Jenna Ortega nga ana tjetër është single dhe së fundmi ka folur për jetën e saj romantike në podcastin ‘Armchair Expert’ me aktorin Dax Shepard.
“Nuk mendoj se jam gati t'i besoj dikujt. [...] “Isha në një lidhje për disa vite, por i dhashë fund kur gjërat u ngatërruan. Nëse ka një gjë në të cilën do të përqendrohem – që ndoshta është diçka që duhet ta ndryshoj – ajo do të jetë puna ime.”