Celebrity

Si rrallëherë, Georgina Rodriguez flet për humbjen e fëmijës

Shkruar nga Anabel

17 Mars 2023

Si rrallëherë, Georgina Rodriguez flet për humbjen e
fotopress/GC Images

Georgina Rodriguez ka folur për humbjen e një prej binjakëve, në trailer-in e sezonit të dytë të serialit të saj në Netflix, “I Am Georgina” (“Soy Georgina”), duke ndarë me njerëzit përjetimet e saj dhe të Cristiano Ronaldo-s, pas ngjarjes tragjike.
 
“Mbi 40 milionë njerëz më ndjekin, por askush nuk e ka idenë se si ndihem. Gjatë këtij viti (2022), përjetova momentet më të mira dhe të këqija në të njëjtën kohë”, tha ajo, referuar lindjes së binjakëve dhe humbjes së djalit.
 
“Jeta është e vështirë. Jeta vazhdon. Kam arsye se pse duhet të vijoj dhe të jem e fortë”, u shpreh ajo dhe shtoi se Ronaldo i rikujtoi arsyet dhe bekimet në jetë.

Pas vdekjes së bebushit, Georgina u përqendrua te familja dhe fëmijët e saj dhe theksoi se Ronaldo është shumë i mirë dhe i sjellshëm me të, duke e cilësuar futbollistin si “dashurinë e jetës”.

Çifti u njoh në vitin 2017 dhe që prej asaj kohe, vijojnë të jenë bashkë. Ata janë prindër të Alana (5 vjeç) dhe Bella (mbush 1 vjeç në prill). Ronaldo është gjithashtu babai i një djali 12-vjeçar, Cristiano Jr, nëna e të cilit është anonime, si dhe i binjakëve 5-vjeçarë, Eva dhe Mateo, të lindur nga një nënë surrogate.

Artikuj të sugjeruar: