Celebrity

Pas publikimit të fotos origjinale, Naomi Campbell kritikohet keq për photoshop!

Shkruar nga Anabel

17 Mars 2023

Pas publikimit të fotos origjinale, Naomi Campbell kritikohet keq për
Photo Credits: Chris Chew/UPI/Shutterstock)

Të gjithë (ose të paktën shumica prej nesh) i editojnë fotot. Nga FaceApp te filtrat në TikTok dhe Instagram – sot ka qindar mënyra për të ndryshuar tipare të fytyrës, trupit, flokëve dhe gjithçka tjetër.

Megjithatë, kur këtë e bën një personazh i njohur e mbi të gjitha një supermodele si Naomi, njerëzit sigurisht që do të flasin. Veçanërisht kur editimi është jo vetëm shumë i dukshëm, por ndoshta edhe pak i frikshëm.

Campbell ishte e pranishme në Oscars 2023 dhe postoi një seri fotosh në Instagramin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dr Naomi Campbell (@naomi)

Njerëzit që i panë, i krahasuan ato me fotografitë origjinale nga “after-party” i Vanity Fair dhe ndryshimi është i habitshëm.

Pas publikimit të fotos origjinale, Naomi Campbell kritikohet keq për
Photo Credits: Chris Chew/UPI/Shutterstock (fotoja e paedituar)

Duket e çuditshme që kaq shumë njerëz u interesuan për një incident të tillë, por ky postim ka një element mjaft serioz.

Pas publikimit të fotos origjinale, Naomi Campbell kritikohet keq për
Photo Credits: Chris Chew/UPI/Shutterstock (redaktuar nga Naomi Campbell dhe postuar në Instagramin e saj)

Nëse dikush që dikur ishte një supermodele po i redakton fotot e saj për t'u dukur më mirë, atëherë çfarë shansi kanë vajzat e reja “të zakonshme” në epokën dixhitale, ku çdo gjë po na kërkon të shkojmë drejt imazhit perfekt.

“Zoti na ndihmoftë nëse edhe Naomi mendon se i duhet kjo”, ka komentuar dikush nën foto.

Një tjetër shkroi:

“Mendoj se kjo është ajo që ndodh kur e gjithë jeta juaj rrotullohet rreth pamjes.”

Burimi: Page Six