
Quentin Tarantino ka folur pak rreth "fetish-it" të dukshëm për këmbët e grave në filmat e tij.
*fetish - një formë e dëshirës seksuale në të cilën kënaqësia është e lidhur fort me një objekt ose aktivitet të caktuar ose një pjesë të trupit të ndryshëm nga organet seksuale.
Regjisori është prej vitesh në industri, dhe ka prodhuar disa nga filmat më të mëdhenj të Hollywood-it.
Shpesh, ne shohim se regjisorët në industri kanë specialitetin e tyre - qoftë ky aksion, krim apo rom-com. Por Tarantino ka bërë një variacion të gjerë filmash në kohën e tij.
Në vitet 00, regjisori u fut në artet marciale me "Kill Bill", më pas në një temë më perëndimore me "Django Unchained" në 2012.
Ndërsa zhanret që ai trajton mund të jenë pak nga gjithçka, ka diçka që është mjaft e zakonshme në shumicën e filmave të Tarantinos.
Filma të tillë si "Pulp Fiction" dhe "Once Upon a Time in Hollywood" kanë shfaqur pamje nga afër të këmbëve të grave, gjë që ka çuar në kritika gjatë viteve.
Por Tarantino nuk është shumë i shqetësuar prej tyre. Në 2021-shin, ai tha se "nuk i merr seriozisht" komentet dhe se "është thjesht regji e mirë".
"Ka shumë këmbë në shumë filma të mirë regjisorësh. Për të njëjtën gjë, më parë janë akuzuar regjisorë të tjerë si Luis Buñuel, Hitchcock apo Sofia Coppola", shtoi ai.
Në 2020-ën, në Screen Actors Guild Awards, Brad Pitt mori çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor, për rolin e tij në filmin "Once Upon a Time in Hollywood".
Gjatë fjalimit, aktori përmendi disi edhe "fiksimin" e Tarantinos me këmbët.
“Dua të falënderoj aktorët e mi, Leo [DiCaprio], Margot Robbie, këmbët e Margot Robbie, këmbët e Margaret Qualley, këmbët e Dakota Fanning”, tha ai me shaka.