
Gjatë verës së vitit 2022, jeta e Justin Bieber mori një kthesë të frikshme pasi ai postoi një video që tregonte se gjysma e fytyrës së tij nuk po reagonte.
Këngëtari zbuloi se vuante nga një gjendje e njohur si sindroma Ramsay Hunt, e cila e detyroi të anulonte turneun e tij botëror në atë kohë. Raportet fillestare nuk ishin shumë inkurajuese pasi frika për përkeqësimin e gjendjes së tij vazhdonte të rritej me kalimin e kohës.
Bieber ishte gjithnjë e më pak social dhe vazhdonte të shkonte në terapi. Edhe bashkëshortja, Hailey Bieber, u shfaq në disa programe televizive duke folur për sfidat me të cilat çifti është përballur që kur u bë publike diagnoza.
Një gjendje e rrallë si kjo ka shumë vështirësi, që në shumë raste sa vijnë e shtohen, por Justin duket se ka arritur ta përballojë me sukses.
Në një video të re, duket se fytyra e tij reagon plotësisht dhe mimikat e buzëqeshjes janë të dukshme.
A do të thotë kjo se Justin është shëruar nga sindroma Ramsay Hunt?
Është ende herët për të thënë se sa kohë do t'i duhet Justin Bieber-it për t'u shëruar plotësisht nga kjo gjendje, por mjekët tashmë kanë zbuluar se gjendja është e shërueshme. Një çrregullim neurologjik i kësaj natyre shërohet akoma më shpejt nëse trajtohet herët.
Duke gjykuar mbi përditësimin e Justin Bieber, duket se këngëtari do t'i kthehet jetës së mëparshme shumë shpejt.
Megjithatë, ende nuk janë shpallur data të reja të turneut të tij të anuluar sepse Justin duhet të rikuperohet 100%.