
Disa muaj më parë, qarkulloi thashethemi se Kim s’e kishte dhe aq qejf bashkëshorten e re të Kanye West, Bianca Censori, por duket se gjërat kanë mbaruar. Tani, jemi në periudhën kur Kim është e lumtur me partneren e re të Kanye, sepse ajo bën të lumtur jo vetëm Kanye, por trajton mirë edhe fëmijët e Kim dhe Kanye.
“Kim është shumë e gëzuar që Kanye ka gjetur dikë që e bën të lumtur”, tha një burim i afërt me Kim për “Us Weekly”, duke shtuar se tanimë, 42-vjeçarja e di se ajo dhe Kanye kanë vazhduar secili jetën dhe se do vetëm më të mirën për ish-bashkëshortin.
Gjithashtu, Bianca ka fituar edhe simpatinë e fëmijëve të Kim, veçanërisht të North, e cila para disa kohësh u fotografua nën shoqërinë e të atit dhe bashkëshortes së tij të re. “Për sa kohë North është e lumtur dhe ajo e trajton mirë, Kim është mëse okay”, shtoi burimi.
Bianca dhe Kanye u martuan vitin e kaluar në një ceremoni intime dhe të gjithë u tronditën kur e morën vesh lajmin, sepse normalisht, Kanye për shumë kohë dha deklarata për ish-bashkëshorten, Kim. Por që njerëzit dhe marrëdhëniet ndryshojnë…
Më parë, Kim nuk ka qenë fanse e madhe e martesës së reperit, të paktën sipas zërave, për dy arsye:
1. Bianca është e bukur
2. Si do ta prisnin fëmijët lidhjen e re të të atit dhe si do të sillej ai me ta?
Të parën s’e dimë si e zgjidhi, për të dytën, është në rregull.
Artikuj të sugjeruar: