Celebrity

Selena Gomez arrin një rekord të ri dhe të paparë në Instagram

Shkruar nga Anabel

20 Mars 2023

 

Selena Gomez arrin një rekord të ri dhe të paparë në
Instagram

Disa ditë pasi rrëzoi nga froni Kylie Jenner, Selena Gomez vendosi një tjetër rekord, si gruaja e parë që arrin 401 milionë ndjekës në Instagram. Për momentin, njerëzit më të ndjekur në Instagram janë Cristiano Ronaldo (562 milionë ndjekës) dhe Lionel Messi (442 milonë ndjekës).

Gomez ka qenë edhe më parë gruaja më e ndjekur në Instagram, pasi i mori titullin Ariana Grande, në vitin 2019 dhe Jenner në 2023-shin. Ndjekësit e Sel janë shtuar shumë pas dramës së saj me Hailey Bieber dhe Kylie Jenner. Ndërkohë që Bieber dhe Jenner humbën afro 1 milionë ndjekës, Sel bëri namin, duke mbajtur kështu kurorën si gruaja më e ndjekur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

Ajo i ka falenderuar të gjithë ndjekësit e saj, duke thënë se do të donte t’i përqafonte të gjithë.