
Mes dramës Selena – Hailey, Justin është #teamJustin dhe tani që e mendojmë, ka të drejtë. Ndërkohë që bashkëshortja e tij është përfshirë në një konflikt virtual me ish-të dashurën e Bieber, Selena Gomez, Justin qëndron stoik, më neutral se Zvicra dhe s’e ka keq. (Për të lexuar rreth dramës në fjalë, kliko këtu).
Sipas burimeve, ai dhe Hailey janë shumë mirë dhe thjesht nuk duan më që të përfshihen në episode të përsëritura dhe në drama të tilla.
“Justin e di se po të flasë publikisht thjesht do ta përkeqësojë situatën dhe do të tërheqë gjithë vëmendjen, ndaj ka zgjedhur ta mbështesë bashkëshorten në mënyrë private”, shtoi burimi.
Një veprim i zgjuar me thënë të drejtën, sidomos pas gjithë furisë së postimeve, memeve, gërmimeve në të kaluarën, editimeve dhe videove në TikTok. Epo, Justin Bieber thjesht s’e ka në plan të flasë dhe me të drejtë!
Artikuj të sugjeruar:
- Paraliza faciale nga sindroma Ramsay Hunt: Justin tregon gjendjen e tij përmes një videoje të re!
- Justin Bieber dukej *shuuuuuumë* rehat në eventin pas ceremonisë së çmimeve Oscar
- Si ka ndikuar drama Hailey – Selena në martesën e Hailey me Justin Bieber, sipas burimeve?
- Klipi 'shqetësues' i Justin Bieber zbulon se ai është 'dhunuar' që në fëmijëri/adoleshencë!
- Njerëzit mendojnë se ky detaj nga festa e ditëlindjes së Justin, është një dedikim për Selena-n