
Bruce Willis festoi ditëlindjen e tij të 68-të i rrethuar nga familja, e cila ndau disa video në rrjetet sociale të dielën, 19 mars.
Ish-gruaja e yllit të “Die Hard”, Demi Moore, 60 vjeçe, postoi në Instagram momentin kur familja Willis i këndoi "Happy Birthday" ikonës së Hollywood-it.
View this post on Instagram
Willis mund të dëgjohet duke folur me familjen e tij - përfshirë gruan, Emma Heming Willis, 44 vjeç dhe vajzat Rumer, 34, Scout, 31 dhe Tallulah, 29 - ndërsa ai u bashkua me këngën 'hip hip hooray' dhe fryu qirinjtë e ditëlindjes.
View this post on Instagram
Muajin e kaluar, familja Willis njoftoi se aktori ishte diagnostikuar me demencë frontotemporale (FTD) e cila ndikon në lobet e trurit prapa ballit. Simptomat përfshijnë ndryshime të personalitetit, sjellje obsesive dhe vështirësi në të folur. Nuk ka asnjë kurë të njohur.
Gruaja e Willis, Emma, ish-gruaja, Demi dhe pesë vajzat postuan deklaratën e mëposhtme në faqen e internetit të Shoqatës për Degjenerimin Frontotemporal:
“Familja jonë donte ta fillonte duke shprehur mirënjohjen më të thellë për dashurinë, mbështetjen dhe gjithë historië e mrekullueshme që na keni treguar, që kur ndamë diagnozën e Bruce.”
Njoftimi erdhi gati një vit pasi aktori i “Unbreakable” vendosi të shkëputej plotësisht nga kinematografia.
Edhe bashkëshortja e tij ndau disa momente me Bruce, duke e uruar për ditëlindjen:
“Ai është dashuri e pastër dhe unë do ta dua gjithmonë”, shkroi ajo.