Instagramming

Komentuesit shpërthejnë kundër njerëzve që menaxhojnë Instagramin e Luizit, por pse?

Shkruar nga Anabel

21 Mars 2023

Komentuesit shpërthejnë kundër njerëzve që

Që në fillim, Luizi ka treguar se nuk është aspak tipi i rrjeteve sociale. Para hyrjes në shtëpi, ai madje nuk kishte fare Instagram.

Gjatë qëndrimit të tij në "Big Brother", ka treguar se me shumë mundësi një mikesha e tij [Jurgena] mund t'i hapë Instagram.

Megjithatë, së fundmi, duket se Instagramin e Luizit e ka marrë nën menaxhim, motra e tij. Kjo e fundit madje, e ka kthyer llogarinë në emrin e saj.

Ditën e sotme, ajo shkroi:

"Fansa të dashur, për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit, që është zotëruesja e këtij Instagrami, do ta menaxhojë vetë."

Komentuesit shpërthejnë kundër njerëzve që

Profili që dikur kishte emrin e Luizit, tani ka emrin @ina.ejlli dhe një foto të Luizit me të motrën:

Komentuesit shpërthejnë kundër njerëzve që

Megjithatë, njerëzit s'duken dhe aq të kënaqur me ndryshimet. Disa kanë kritika edhe për arsyen se ata që e menaxhojnë profilin, duket se s'kanë shumë qejf ta përmendim e ta përfshijnë Kiarën.

"Një pyetje për ty shoqja e Luizit që menaxhon këtë Instagram: I dëgjon deklaratat e Luizit për Kiarën? Më ç'të drejtë nuk e poston Kiarën se po na vini në dyshime?", shkruan dikush.

Një tjetër ka shtuar:

"Ti që menaxhon faqen e Luizit, pse nuk e mbështet Luizin në thirrjet dhe kërkesat që ai bën; pse nuk e zbaton dëshirën e tij; pse nuk respekton zgjedhjen e tij, pse nuk shpërndan asnjë video ku të permendet dhe Kiara Atëherë çdo gjë është fallco nga ana jote dhe ti nuk përfaqëson Luizin dhe atë çfarë ne duam tek ai."

Edhe njerëzve që nuk u pëlqen ndryshimi i emrit nuk janë të paktë.

"Të lutem ktheje emrin si e kishte nuk të ndjekim ty, por Luizin...; Ose ndërrojeni përsëri emrin, ose do t'ju bëjmë 'unfollow'. Vetëm do zbehet përkrahja ndaj tij, nëse nuk e ndërroni"; Po i bëni dëm Luizit duke ndërruar emrin në rrjetet sociale. Kjo është e padrejtë; Po e dëmtoni Luizin dhe lojën e tij; Unë do ju bëj unfollow deri sa Luizi ta menaxhojë vetë Instagramin; Kjo është antireklamë për Luizin", janë vetëm disa prej komenteve në Instagram.